• |
ide | kryesore

Plusvalenca e Igli Tare: PSG zbraz 80 milionë euro për Milinkovic-Savic

Sport



Lazio ka nevojë të arkëtojë, për tu përqendruar në merkaton hyrëse dhe natyrisht plusvalencat futen në llogari në këtë rast, e madje bëjnë diferencën. Sergej Milinkovic-Savic është sakrifica, por njëkohësisht edhe suksesi i drejtorit sportiv të bardhekaltërve Igli Tare. Sipas të përditshmes serbe sport.blic, mesfushori i Lazio është një hap larg transferimit tek Psg. Klubi francez është gati të bëjë goditjen e të mbyllë tratativën, duke derdhur në arkat e Claudio Lotito 80 milionë euro. Bisedimet janë në fazën finale e sipas mirë të informuarve serbi do të luajë në Ligue 1 sezonin e ardhshëm, pas katër viteve në Serie A.

Duke përjashtuar befasitë e momenteve të fundit, Milinkovic-Savic do të përshëndesë Italinë për tu transferuar nën hijen e Tour Eiffel. Sipas sport.blic, mes Psg e lojtarit akordi është arritur dhe mbetet për tu përcaktuar vetëm detajet e fundit mes klubeve për të formalizuar kalimin e mesfushorit serb. Për Savic Lotito do të arkëtojë 80 milionë euro dhe është një tregues në merkato: për Paul Pogba tashmë do të jetë një betejë vetëm mes Juventus e Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *