• |
ide | kryesore

Meghan Markle sjell në revistën Vogue 15 gratë që adhuron

Paparazzi, Slider



Revista prestigjioze ‘Vogue’ ka përzgjedhur Dukeshën Meghan Markle, si editore të jashtme për kopertinën e muajit shtator.

Kopertina e veçantë i është dedikuar 15 grave që Meghan admiron më shumë duke lënë edhe një surprizë të vogël për të gjitha lexueset. Krahas emrave të njohur që do të jenë në këtë kopertinë është lënë edhe një hapësirë boshe pa foto, në të cilën shkruhet “Ti”, duke iu dedikuar secilës grua që e lexon. Në këtë mënyrë Dukesha ka dashur të nxisë që secila grua të përdorë idetë dhe resurset e saj për të ndryshuar dhe ndikuar në jetën e saj.

Emrat e përzgjidhura nga Markle në këtë kopertinë të veçantë të Vogue,e cila do të vij bardhë e zi janë: modelja 19-vjeçare Adut Akeck, aktorja 36-vjeçare Gemma Chan, aktivistja 16-vjeçare Greta Thunberg, dj 33-vjeçare grua Jameela Jamil, shkrimtarja 31-vjeçare Chimamanda Ngozi Adichie, modelja 27-vjeçare Adëoa Aboah, Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, balerina 27-vjeçare Francesca Hayëard, boksierja Ramla Ali, modelja 50-vjeçare Christy Turlington Burns, aktorja 52-vjeçare Salma Hayek, aktivistja 29-vjeçare Sinead Burke, aktorja 81-vjeçare Jane Fonda, aktorja 46-vjeçare Laverne Cox, aktorja 19-vjeçare Yara Shahidi dhe çdo grua tjetër.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *