• |
ide | kryesore

Modeli i Matthew Palmer për Ballkanin, regjimi monist i Gjukanoviçit

Lajme, Të fundit



Matthew Palmer nuk rresht së dhëni mesazhe të këqia që kur ka filluar të merret seriozisht me Ballkanin. Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor ka dhënë një shembull të qartë se çfarë kupton ai me një demokraci të suksesshme. Gjatë një vizite në Mal të Zi ai e ka quajtur republikën e vogël ku mbretëron prej tre dekadash Gjukanoviçi si vendin më të suksesshëm multietnik të rajonit.

Palmer  zhvilloi vizitën e parë zyrtare në rajon në postin e tij të ri ku u takua me Presidentin Milo Đukanović dhe Kryeministrin Duško Marković të Malit të Zi.

“Mali i Zi është një udhëheqës dhe vendi më i suksesshëm multi-etnik në rajon dhe nuk është rastësi që unë vendosa ta vizitoj së pari pasi mora përsipër këtë pozicion”, tha Palmer.

Që në kohën e prishjes së Jugosllavisë, vendi i vogël ballkanik, drejtohet nga një ish drejtor doganash të ciliët shumë vite italianët e kanë hetuar dhe ndjekur si kontrabandist cigaresh. Që prej asaj kohe Milo Gjukanoviç, sot president, ka qenë me radhë, kryetar shteti, kryetar i parisë më të madhe, kryeministër dhe ka mbajtur në dorë frenat e pushtetit politik dhe ekonomik në Podgoricë.

Eshtë e vërtetë se ai ka veshur flamurin e properendimorit dhe ka përballë një opozitë të fortë pro ruse, por kjo nuk është kursesi e mjaftueshme për ta vizatuar atë me nota pozitive siç bën Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

©Lapsi.al

 



2 Comments

  1. Me thene te drejten, Mali i zi pertej disa problemeve te ngjashme me ne, eshte shteti me te ardhura per fryme me te larta ne rajon pas Kroacise. Kuponin tatimor e ke te ngjitur edhe tek cadra e fundit ne plazhin me te humbur te vendit. Edhe integrimin multietnik e ka te mire. Ne ndoshta e kemi me te mire, por nuk duhet te harrojme qe minoritetet tek ne nuk jane domethenese nga ana sasiore per te kercenuar ndonje interes te grupit etnik dominues, pra shqiptareve. Sigurisht qe nuk eshte modeli me i mire demokracise, por po te na i conte Rama te ardhurat 7 mije e ca dollare per fryme, mund t’ja falnim ndonje ekses te vogel. As shtet i mbytur nga droga nuk eshte. Ne jemi megallomane pa shkak dhe shohim gjithmone nga Gjermania e SHBA, por me gjendjen reale te mjerueshme qe kemi edhe nga Mali i Zi mund te mesojme ndonje gje.

  2. Shkullaku, vazhdon ti “jape leksion” Amerikes e ti thote “e ke gabim”!
    Gabim e ke ti o Shkullak, qe mendon se mund ti japesh leksion Amerikes, dhe jo Amerika! Ti nuk mund te mendosh ndreyshe sepse “metri mates” eshte mendesia shqiptare dhe jo historia; eshte injoranca dhe dija; eshte te “vetberurit” jo te shkollimi tamam! Ti nuk je i vetmi me kete mendesi – ne shqiperi kjo mendesi eshte pandemike, djathtas-majtas, qender-periferi, dje-sot!!

    Po Shkullak! Amerika jo gjithmone imponon ate qe eshte “e drejte”! Ne histori, shpesh ka mbeshtetur xhelate si Pinoceti, ka vrare me napalm dhjetra njerez si ne Vietnam, ka qene prapa grushteve te shtetit ne nje numer vendesh latino-amerikane! Por shume shpesh, Amerika ka derdhur gjak dhe para edhe per “te drejten”, si ne luften e dyte boterore, ne rindertimin e Evropes, ne luften e ftohte, ne clirimin e Kosoves, dhe tani, ne riformatimin e kultures politike dhe drejtesise shqiptare!!

    Do te te duheen 100 jete qe te kuptosh qe me Ameriken, do apo nuk do ti mos e kruaj; dhe mbase as aq jete nuk do te te dalin! Nje ish koleg i imi ne USA me pat shpjeguar njehere kete “dichotomy” ne politikene jashtme amerikane dhe sjelljen e Amerike me fabulen e Elefantit (amerikes) dhe Miut: nese miut i bie rasti te flere me elefantin, miu duhet te beje kujdes te shohe nga do vere bythen elefanti dhe te mos fleje nga ajo ane. Sepse miu, dhe kushdon, i bie te flere nga ana e bythes se elefantit, elefanti do ta shtype fare! Por nese do te flere nga ana e ceferres, atehere elefanti do ta “shpelaje” miun me te gjithe te mirat!!!

    Morali i fabules?

    Ne marredheniet e tua me Ameriken, perpiqu te mos ta besh veten te te bjere te “flesh gjume” nga ana e bythes se elefantit, pra te shkosh kunder interesit te Amerikes ne ate moment! sidomos kur nuk je nje vend relativisht i madh si Franca apo Gjermania, por nje vend jo vetem i vogel, por edhe i shkaterruar dhe i varfer nga injoranca dhe padituria si Shqiperia! Sepse po e vure veten nga ana e bythes se elefantit, elefanti-amerike do te te shtype fare!!

    Te kuptuarit e kesaj gjeje eshte vetem alfa e te kuptuarit si funksionojne gjerat ne kete bote brenda shteteve dhe mes shteteve!! Ti Shkullak nuk ke patur mundesi ti mesosh keto gjera sepse kush ti dha? kush te pajisi me shkollim ciolesor dhe formim taman prej njeriu te informuar? Universitetet e qelbezuara shqiptare nga e keqja dhe injoranca?

    Por nuk je i vetmi ti Shkullak dhe mendoni se mund ti jepni leksione Amerikes “ceshte e drejte dhe ceshte e gabuar! ka plot shkullaker dhe Fitim Zekthra ne PD qe kujtojne se do bejne hajer duke rrembyer flamurin e anti-amerikanizmit!! Sepse mbase e kujtojne veten ndonje gje…. nderkohe qe ne kushtet kur as nuk kane bere ndonjehere, as nuk iu shkon te bejne ndonjehere lufte per te verteten dhe te drejten…… jo vetem qe nuk kane per te bere hajer ndonjehere, por per ameriken, per kedo perfaqesues qe iken e vjen ne kete vend te qeverise dhe shtetit amerikan, ata nuk jane gje tjeter vecse leter haleje!!!
    Nese kujton se duke ju kundervene Amerikes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *