• |
ide | kryesore

Juventus e detyruar të fitojë Champions për ti shpëtuar borxheve: CR7 ka fundosur llogaritë e klubit

Sport



Efekti Cristiano Ronaldo peshon tmerrësisht mbi llogaritë e Juventus. Semestri i fundit i Exor, holding që zotëron 63,77% të klubit, nxjerr zbuluar bardhezinjtë, të rënduar qartësisht nga pagesa e portugezit: debitet financiare kanë prekur 464 milionë, me një rritje prej 154 mln në vetëm një vit; trashëgimia ka kaluar nga 72 në 32 milionë e bilanci bardhezi do të mbyllet me një pasiv rreth 40 milionë.

Champions me cdo kusht për të frenuar një rritje debiti të vazhdueshëm në tre kontrollet e fundit. Debitet e kampionëve të Italisë janë 14,5 herë pasuria e klubit. Exor, në një komunikatë, pranon se fiksimi i madh i tifozëve bardhezinj vlen për të kthyer llogaritë në rregull. “Përfundimi i Champions League – ka shpjeguar Exor në relacionin e saj do të influencojë në mënyrë sinjifikative rezultatin ekonomik të periudhës 2019-2020, që për momentin parashikohet të mbyllet me humbje”.

Nëse në aspektin e imazhit blerja e CR7 ishte një sukses i jashtëzakonshëm, është shumë më pak përsa i përket llogarive, edhe për motivin se ardhja e tij ka ngritur kostot e administrimit të organikës (294 milioni).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *