• |
ide | kryesore

Miqësia e Ellen me George W. Bush shkakton acarim tek fansat

Paparazzi, Slider



Të hënën mbrëma, Ellen DeGeneres shpjegoi fundjavën e saj përkrah ish Presidentit George w. Bush në një lojë futbolli amerikan.

Pasi Ellen dhe Bush u fotografuan bashkë – të shoqëruar nga gratë përkatëse, Portia de Rossi dhe Laura Bush – fansat u shprehën të nevrikosur. Sipas masës, një grua liberale dhe gay nuk ka ç’bën me një ish President republikan konservator. Prandaj Ellen ndjeu nevojën të shpjegohej.
“Shikoni si është puna. Unë jam shoqe me George Bush,” tha ajo. “Në fakt, jam shoqe me shumë njerëz që s’mendojnë si unë. thjesht sepse s’bie dakord me dikë, s’do të thotë se s’mund të krijoj shoqëri me ta. Kur them ‘tregoni dashuri për njëri-tjetrin’, nuk e kam vetëm për njerëzit që mendojnë si ju. E kam fjalën për këdo.”
George W. Bush është kundër martesave brenda të njëjtit seks, kundër aborteve dhe por dënimit me vdekje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *