• |
ide | kryesore

Pastë dhëmbësh, fileto pule, komplote, pilula për seksin: kur dopingu quhet pa vetëdije

Sport



Rasti i atletit Claude-Boxberger hap një botë “doping të pa vetëdijshëm”. Intriga e atletes franceze përzien përbërësit e cuditshëm: ishte viktimë e një makinacioni të organizuar nga shoku i së ëmës, dikur i denoncuar nga vetë atletja për agresion seksual, e që është hakmarrë për xhelozi duke i bërë një injeksion Epo. Por hetimi, tregon l’Equipe, ka nisur pas një kontrolli pozitiv në shtator. Befasia ka ndodhur në kohën kur u ndaluan Claude-Boxberger e njerku Alain Flaccus, i akuzuar nga atletja se e ka sulmuar seksualisht kur ishte ende fëmijë. Një denoncim i tërhequr më pas, vetëm për të mos shtuar më tej tensionin në familje, në kohën që kishte humbur të atin, ish-atlet, i vrarë nga një elefant gjatë një safari në Kenia.

PASTË DHËMBËSH — Rast tjetër intrigues është ai i Dieter Baumann, atleti gjerman, që fajësoi nandrolonin e pastës së dhëmbëve. Në 1999 rezultòi pozitiv në testet anti doping e mori një skualifikim dy vjecar. U kryen analiza e kundër analiza: vlerat e tij rezultonin shumë ndryshe në një moment të dytë: teza e mbrojtjes pretendonte se nandroloni i ishte injektuar në pastën e dhëmbëve me një shiringë.

FILETO — Kampioni spanjoll i ciklizmit Alberto Contador u mbrojt nga një akuzë e përdorimit të klenbuterolit me një fileto të ngrënë në një darkë mes miqsh. Një tezë që nuk e preku Gjykatën internacionale: për të 2 vjet pezullim e heqje e fitoreve në Tour de France 2010 e Giro d’Italia 2011.

MJEKU — Notari korean Park Tae-hwan u përfshi në një skandal për steroide në 27 janar 2015. Rezultoi pozitiv për një test antidoping me Nebido, një steroid, të cilin pretendoi se mjeku ia kishte dhënë pa dijëninë e tij. Në mes të gushtit 2016 Gjykata e Apelti në Seul sanksionoi mjekun fajtor se kishte dhunuar kodin e mjekut, por duke rrëzuar akuzën më të rëndë: atë të shkaktimit të dëmeve fizike atletit. Mjeku u gjobit $ 10.000.

SEKSI — Sprinteri amerikan, LaShawn Merrit, u gjet pozitiv me Deha, një substancë e ndaluar. U mbrojt duke thënë se e kishte përdorur për të përmirësuar veten seksualisht. Atleti, medalje e artë në Pekin 2008 e Berlin 2009 në 4×400, u pezullua për 21 muaj nga Usada, agjensia antidoping amerikane për shkak se rezultoi pozitiv në tre raste mes tetorit 2009 e janarit 2010.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *