• |
ide | kryesore

Nuk ka trajner që e merr përsipër: Flamurtari, një Kategori më poshtë që në dhjetor

Sport

Episodi i 14 i një filmi me fund të ditur është luajtur në Laç dhe nuk ka befasuar asnjë. Flamurtari është përpjekur, aq sa mund të përpiqet dikush që nuk ka motiv, nuk ka mbështetje dhe është lënë në mëshirë të fatit, e në fund ka dalë me tre gola të pësuar përballë bardhezinjve, që vetëm sa i kanë shtuar statistikat e sezonit më negative të historisë së klubit.

Nuk ka rëndësi nëse në pankinë mundohet të bëjë profesionin Sadedini, apo Birçe, apo kushdo tjetër të marrë përsipër drejtimin teknik të skuadrës. Nuk ka rëndësi nëse Lirim Mema apo Bajram Nebihu, vendosën të ikin para ndeshjes nga skuadra, sepse edhe me ta në formacion Flamurtari nuk e ka njohur fitoren në këtë kampionat: 14 ndeshje dhe vetëm 5 barazime, me numrin e golave më të shumtë të pësuar në Superiore. 28 herë është dorëzuar prapavija vlonjate, praktikisht 2 gola në cdo ndeshje, duke i lënë pas të gjithë në këtë drejtim.

Kuqezinjtë nuk kanë më as minimumin e shpresave se gjërat do të ndryshojnë. Tekniku sheh janarin si rrugëdalje, por deri në janar ka ende ndeshje dhe distanca nga zona e shpëtimit, që aktualisht është 14 pikë, rrezikon që në dritaren e merkatos të jetë edhe më e thellë. Financat janë tema e paprekshme në Vlorë, ka mosmarrveshje, ka deklarata, ka premtime, por kurrë zgjidhje dhe c’është më e keqja, Flamurtari që dikur bënte historinë, do të zbresë një kategori më poshtë përpara se gjërat të kthjellohen, nëse kjo do të ndodhë një ditë…

1 Comment

  1. Kuptohet… Prandaj e bleu pronari me rrenje ne Turqi. E bleu me qellim qe ta zhduke nga te gjitha katekorite sportive.
    Flamurtari eshte flamur, simbol i pavaresise nge turqit, si mund t’i shitej nje turku (me origjine çame, nga Vlora) ???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu