• |
ide | kryesore

Detajet e para nga dasma e Jlo me Alex

Paparazzi, Slider



Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez u fejuan së fundmi në mënyrën më spektakolare të mundshme. E nëse propozimi dhe unaza e fejesës ishte e përmasave të tilla, imagjinoni ç’do të ndodhë me dasmën! Bota është gati për detaje dhe partneri i Jennifer tregoi sekretet e para.

Dasma e çiftit thuhet se do të jetë pak a shumë në nivelet e një dasme mbretërore, për nga lista e të ftuarëve dhe numri i personazhe të famshëm që do të jenë aty. Alex, konfirmoi gjithashtu se të gjithë ish-at janë të ftuar! Nëse e kishit harruar, Jennifer ka qenë disa herë e martuar. Nga 2004-2014 ka qenë gruaja e Marc Anthony me të cilin ka 2 fëmijë, kurse nga 2001-2003 ajo ishte e martuar me Cris Judd. Kalvari i martesave nuk mbaron me kaq. Nga viti 1997 deri në 1998 ishte me Ojani Noa. Nga ana tjetër, Rodriguez ka qenë i martuar me Cynthia Scurtis që nga vitit 2002 deri në 2008 me të cilën ka 2 fëmijë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *