• |
ide | kryesore

Gylenisti i burgosur në Tiranë: Ju lutem mos më ktheni në Turqi

Lajme, Të fundit



Ashtu siç ndodhi me mikun e tij Harun Çelik, turku Selami Simsek i frikësohet një dëbimi të mundshëm drejt Turqisë nga autoritetet shqiptare.

Përmes avokatit të tij, shtetasi i dënuar me 18 muaj burg për akuzën e “Falsifikimit të letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i ka dërguar një letër drejtorisë së kufirit dhe emigracionit në Shqipëri, që të mos e dëbojnë në Turqi. Arsyeja është fakti se atij i rrezikohet jeta në vendin e origjinës për shkak se është mbështetës i Gulen.

Letra argumenton se autoritetet shqiptare nuk duhet ta dëbojnë derisa të jepet një vendim për kërkesën e azilit që Simsek ka depozituar.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti, mësuesi turk Harun Çelik u dëbua në mënyrë mjaft të dyshimtë nga autoritetet shqiptare drejt Turqisë, atje dhe ku u burgos më pas nga autoritetet. Ashtu si Harun Çelik edhe Simsek u kap në aeroportin e Rinasit, në tentativë për t’u larguar drejt Kanadasë me një pasaportë false.



1 Comment

  1. je pa fat o i shkrete, zoti te ruajt se ketu o erdoram , ti bojn te gjithe maskaralleqet per lek e pushtet. zoti te rujt me i fat te mire, lutjen beja BE dhe USA me mire anglisht jo ketyre tradhtareve e servilave shqiptar turkfoles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *