• |
ide | kryesore

Rama si vasal i Erdoganit, godet shkollat e gylenistëve në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Kryesore



Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka arsyetuar sot vendimin e Këshillit të Ministrave për mbylljen e kolegjit të vajzave të lëvizjes guleniste me disa alibi teknike që nuk kanë bindur askënd. Por pavarësisht nga “shkeljet e legjislacionit” dhe ndryshimi i vendodhjes që pretendon zonja Kushi, nuk është e vështirë të kuptohet se si heqja e liçencës së shkollës së mesme Mehmet Akif po ashtu edhe vënia e drynit për kopshtin Turgut Ozal që u bënë në të njëjtën kohë janë shenja të presionit të vazhdueshëm që Ankaraja po ushtron mbi Edi Ramën. E njëjta skeën u riprodhua edhe dy vite më parë pikërisht në shtator kur qeveria vendosi mbylljen e veprimtarisë së medresesë “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë (e hapur në vitin 2002), medresesë “Ali Korça” në Kavajë (e hapur në vitin 1996) dhe të “Memorial International School of Tirana (MIST)” “të lidhura me strukturat e organizatës terroriste FETO në Shqipëri”, siç joftonte në atë kohë agjensia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA). 

Lexo më tej:

Mbyllja e kolegjit privat turk/ Ministrja Kushi: Nuk plotësonte kriteret ligjore

Sulmi ndaj shkollave gyleniste atëhere u ndërmor menjëherë sapo ish ministrja Besa Shahini kishte shpallur largimin dhe para se kryeministri te vizitonte Turqinë. Tani thuhet se ultimatumi është i llojit tjetër. Erdogani i ka dhënë ultimatum Edi Ramës se do të ndërpresë marëdhëniet përfundimisht nëse nuk zhduken nga skena biznesmenët e mëdhenj të lidhur me rrjetin Gylen, nëse nuk shkarkohet kreu i Komunitetit Musliman shqiptar dhe nëse nuk do të ketë mbyllje thelbësore të shkollave.

Prej kohësh në mjediste politike të Tiranës janë hapur fjalë se Erdogani është mërzitur me hapar prej breshke të kryeministrit toonë në luftën e përbashkët kundër gylenistëve dhe kjo është një nga arsyet që ai nuk ka ardhur në Tiranë për të përuruar Xhaminë e madhe. Presidenti turk e deklaroi edhe publikisht gjatë vizitës pompoze të Ramës në janar 2021 se qëllimi i të dyve është shfarrosja e atyre që ai i ka bërë përgjegjës për grushin e shtetit të korrikut 2016. “Një nga pikat kryesore të axhendës së takimeve tona ishte bashkëpunimi ynë në luftën kundër terrorizmit. Ne bashkë me autoritetet shqiptare dakordohemi që organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dy vendet. Ne nuk do të lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha raisi turk. Kjo kërkesë e Turqisë kundër aktivistëve dhe besimtarëve që ajo e njeh si organizata FETO, nuk është e re për Tiranën zyrtare.

Turqia insiston: Tirana duhet të dorëzojë qindra gylenistë

Edhe ministri i jashtëm turk edhe homologu i tij i brendëshëm kanë kërkuar me insistim dorëzimin e atyre që bota perendimore nuk i njeh si terroristë, nuk pranon tia dorëzojë Turqisë, madje i jep edhe strehim politik. Në shkurt të 2020, gjatë një vizite në Tiranë, shefi i diplomacisë Mevlut Cavusoglu, deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin në detyrë Gent Cakaj, se qeveria shqiptare “ka ndërmarrë disa hapa”. Duke folur në përgjithësi për atë që qeveria e presidentit Erdogan i referohet si një organizatë terroriste, Cavusoglu tha: “Ka ende shumë anëtarë të FETO në Shqipëri. Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë për FETO-t. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa, por më shumë hapa duhet të ndërmerren,” deklaroi ai krahas Gent Cakajt.

Në fakt, me të vërtetë, ndryshe nga shume vende demokratike Shqipëria i ka marrë disa hapa për dorëzimin e gylenistëve dhe bizneseve të tyre. Policia dhe prokuroria kanë ushtruar presion maksimal mbi kolegjet turke për të realizuar shitjen e tyre. Disa herë nxënësit e këtyre shkollave janë befasuar brutalisht nga hyrja e beftë dhe arrogante e forcave policore në mjediset mësimore. Kulmi arriti me ekstradimin e paligjshëm të mësuesit Harun Çelik në janar 2020.  

Një raport i zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, në Maj 2020, e fshikullonte edhe Shqipërinë për atë që mund të cilësohet një praktikë e vazhdueshme e ekstradimeve apo dëbimeve të detyrueshme të shtetasve turq nga vende të ndryshme, drejt Turqisë.

Raporti bënte me dije se: “Deri më sot, të paktën 100 individë të dyshuar si të përfshirë në lidhje me lëvizjen Hizmet/Gulen kanë qenë subjekt i arrestimeve arbitare, largimeve të detyruara dhe torturave, si pjesë e veprimeve të fshehta të organizuara apo asistuara nga qeveria turke në koordinim me autoritetet në Afghanistan, Shqipëri, Azerbajxhaan, Kamboxhia, Gabon, Kosovë, Kazakistan, Liban dhe Pakistan, mes të tjerësh”.

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Ekstremi teti i veprimeve të fundit ka një sfond të caktuar. Ai vjen pasi Rama e ka quajtur Erdoganin vëlla, pasi e ka shpallur Turqinë aleat strategjik, pasi ka kërcyer në dasmën e vajzës së sulltanit të ri otoman, pas i ka shkuar pas në votimin “antiamerikan” për mosnjohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, pasi ka refuzuar të votojë në Këshillin e Evropës kundër persekutimit të filantropit Osman Kavalla nga regjimi turk, pasi ka deportuar në kundërshtim me ligjin opozitarët e Erdoganit që kërkuan azil në Shqipëri, pasi ka ngritur në Tiranë një memorial për viktimat e grushtit të shtetit.

Kryeministri është rreshtuar prej kohësh me presidentin turk në konfliktin që e ndan atë me vëllain armik, Fetullah Gylen. I futuar në maj 2018, në studion e Ilva Tares, Edi Rama i ka koonsideruar gylenistët një rrjet të rrezikshëm të cilët Shqipëria i mban nën vëzhgim. I pyetur drejtpërdrejt për “rrjetin FETO” ai e ka quajtur atë një organizëm që tentoi përmbysjen e një pushteti të zgjedhur, me rrugën e dhunës dhe të armëve. Ai e etiketoi atë “një rrjet i rrezikshëm” dhe shtoi se shteti shqiptar i mban ata në vëzhgim.

Erdogan kërkon ekstradimin e 450 “gylenistëve” nga Shqipëria

Por, problemi është se përpos akuzave të Erdoganit, Gyleni i ka mohuar me këmbëngulje aludimet për implikimin e njerëzve të tij në grushtin e shtetit, ku mbetën të vdekur 250 qytetarë. Të njëjtin qëndrim e ka mbajtur deri më tani edhe SHBA dhe BE, të cilët nuk i kanë quajtur të besueshme përfundimet e një regjimi aspak demokratik si ai që mbretëron në Ankara.

Rama nën hyqmin e vëllait Erdogan? (zbulohet dokumenti)

Por, pa pyetur për to, Rama ka marë i vendosur anën e së vërtetës së Erdoganit. Dhe atë që dikur e bënte me fjalë, tani, kur presioni i autokratit turk rrezikonte të shndërrohej në kërcënim, ai ka vendosur ta vërë në jetë edhe me vepra, pa pyetur për opinionin ndërkombëtar dhe ligjet shqiptare.

©Lapsi.al



70 Comments

    1. Edi Rama në fund të qeverisjes së ti do mbahet mend si një vasal i Turqise dhe i botes Lindore thotë:

      Vasal? Klysh ose Bajaktare thuaje më mire. Edi Rama Kure errdhi në pushtet unë për veti Kisha shume shpres që KY njeri do të qeverist më mire se Sali Berisha, ilir Meta, dhe Fatose Nano. Se pse unë mendoja se Ka një mentalitet përdimore Evropjane. Por për fate të keq Toni dhe të Kombit Shqiptare Ky u bë një vasal ose Bajaktare i Turqise dhe i Erdoganit. Edi Rama në fund të qeverisjes së ti do mbahet mend për korrupsjoni masive dhe për ndertimin e Xhamive të Turqise në Shqiprie vend e pa vend dhe kaqe si Enveri bunkjeret e Vjetnamit. Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta duhet të dalin para drejtesise sa më pare të jet e mundur 🇦🇱🇺🇲🇪🇺🇦🇱

    2. Edhe njehere tjeter po e perseris pyetjen ( vecanerisht per socialistet e thjeshte) : a mundeni te imagjinoni Berishen ne vend te Rames, ne kuptimin qe te bente keto qe po ben Rama si pasoje e urdherave te Erdoganit?!
      Apo: si do te reagonit ju, socialiste te nderuar, nese Berisha do te sillej keshtu si Rama?!

      1. Ca socialistesh aaaa c…
        Ketp janë kopilë kurvash shitse buke e qumështi i vero kurvit me tollona.
        Këta thonin
        s’duam rrugë
        S’duam ligj e rregull
        Sduam Nato e viza….
        Duam zhgarravitësin narkoman e psikoneurotik të sundojë si xhaxhi kurvi i tyre i dashure.
        Skeni parë gjë akoma ooooo dele.
        Ramëbitha nuk ikën po nuk u degjeneroi komplet si vemje laboratori.
        Shisni votat dhe merrni thasë me miedh të hani qull si dërrat

      2. Skypion – Berisha do ishte me keq. Mos e be Barishen perballe Rames. Nese Rama ka mentalitet perendimor, Berisha heron akoma ne kohen e Leke Dukagjinit dhe ne kohen e komunizmit. Rama ve interesin e Shqiperise mbi cdo gje. Mos u influenco nga nje kurve politike me gen 100% komunist si Bushati

    3. KUFOMA greko-llaciface, bastardi Edvin Kristaqi, nuk eshte as mik, as shok, as vasal i REIS-it apo Turqise, ky plere eshte vetem vasal i SOROS, krimit, korrupsionit, droges. Sa per “mbylljen” e “shkollave” te organizates terroriste FETO, te shohim sepse KUFOMA neser mund qe te pretendoj se; “s’kam c’te bej, une e bera timen”, kur “drejtesia” e kapur nga fyti prej tij, te vendosi per te mos i mbyllur keto vatra krimi dhe terrori, qe mbrohen dhe ne sherbim te CIA-s, por e genjen mendja se do t’ia shese “sapunin per djath” REIS-it. Sa per lidhjet e KUFOMES me terroristet e FETO-s, KUFOMA eshte aksioner i fshehte 50:50, ne spitalin “Amerikan” te FETO-s, sebashku me Vilma Nushin dhe Klodian Allajbeun, kane marre me koncesion (vjedhin taksat dhe parate e shqiptareve) sherbimin e hemodializes, analizat Cov-19, bejne evazion fiskal (nuk paguajne asnje takse ne shtet) etj. si guxojne valle, KAQ!

  1. Ti je aq kryeminister sa mund te jete nje gomar profesor .
    Edhe ato dy shkolla qe i kishim te sakta ti po i mbyll o zhuls .
    Une mendoj se kjo nuk eshte per ti bere qejfin erdoganit por per ta çuar antishqiptarizmin tend deri ne fund .
    Fal det , shet trojet e kosoves , shet butrintin , mbyll shkolla cilesore , largove gjithe rinine , varferove shtresen e mesme dhe pothuajse gjithe popullaten , vodhe sa deshe , vleresove injorancen , ju dhe pushtet krimineleve . Ça mund te beje me shume kunder ketij vendi dhe nuk e bere o pleher , as nje pushtues ne me shume se 3000 vite nuk i ka bere kaq keq sa i ke bere ti o qelbesire e i biri qenlbesirave . Ptuuuu …uuuuuu funderrine antishqiptare

  2. Te sulmosh edhe ate pak gje te mire qe na ka ngel do te thote se ti arrite kulmin . Sulmi ndaj diturise eshte fundi i nje kombi , aq me keq kur ky sulm behet per ti bere qejfin erdokurves . Kape majat e te keqes o pallosh , ky eshte fundi yt i trisht , ky eshte kulmi i marrezise tende te perjeteshme dhe detyrimisht duhet te jete fundi yt i trisht .

  3. Neokumunistë anti dije e kulturë.Antishqiptarë e bythëlëpirsa ndaj të huajve e sidomos ndaj turqelive.Njerëz pa shtyllë kurrizore që dhe gratë shesin vetëm për qejf të plotësimit të dëshirave ndaj këtyre.Këta duhen zhdukur një orë e më parë se po shkatërrojnë gjithë kombin shqiptar.

  4. E zeme se eshte kjo qe thua ti o pallosh . ata shitën godinën dhe nuk morën leje për ambientet e reja . Po a nuk bere pak me pare nje VKM per ndertimet pa leje ? Pse nuk ju dhe te drejten e blerjes por i mbylle shkollen ? Ti je genjeshtar patetik edhe ne genjeshtra , ti je supergenjeshtar dhe bythlepires i erdoganit . Trim me fularane skllav dhe bythlepires me me te fortet .

  5. Fajin e ka saliu ………….. hahahahhaaaaaaaaa ……………vazhdon
    Ujku ujku por çakalli po bene kerdine ♪5do dite e me shume

  6. nga nje ane mire e kane ber qe e kane mbyllur, ajo shkolle nuk iu pergjigjte kerkesave qe nje shkolle duhet te kete

    1. Shtet legen ne te gjitha nivelet e tij. Nuk mbroj Gylenin, as Sorrat, as kete bathqiminin me nervishiatik as Erdogrylin. Fatkeqesi ne tere kete mesele jane ata prinder qe shkerdhehen me bo leket me cu femijet ne shkolle ne shtator, ata femije qe traumatizohen. Keshtu nuk behet, kishin kohe 3 muaj te mbyllnin shkollen nese ka shkelje por nuk behet 2 jave pasi ka filluar viti shkollor. Ky shtet kenaqet te shohe njerez te traumatizuar. Keta kenaqen kur shohin te tjeret qe vuajne. Keta jane fetishiste para te qenit antigyleniste.

  7. Po JURI KIM pse nuk reagon ne dasht per mire e ne dasht
    per keq apo nuk di gje qe USA nuk e ka shpallur terorist
    GYLENIN

    1. Peka 23/09/2022 te 19:08 – po, po Peka. Do pyesim idiot si puna jote qe lexon vetem Lapsin, ha buke me qepe, dhe fle gjume.

  8. Ky palloshi mbylli ni shkolle… ndersa shoku i tij hashim pordha ne cilsin e presidentit i kindapoj gylenistet me urdher te erdoganit i tranferoj ne turqi, profesor qe kishin dhan mesim edhe djalit hashimt alias(gjarpni). Shum interes me cek kryminister ishte rambo hahaha deklarata e tij sa vijon : une nuk di gja per ket pune…!!!

    1. T’i patronazhistet në rjesht për të shkrujt dhe më e lezecmja është se shkruajnë me një stil.Shkurt dhe po thuaj tekstet janë njësoj dhe me gabime.Ndryshe nga shumë këtu që flasin në mënyra të ndryshme por qartë dhe duke treguar veten atdhetarë.

      1. Pensionisti 23/09/2022 te 19:50 – Pensionisti na qenka shkrimtar i mire dhe atdhetar. Keshtu flasin te edukuarit e Lapsit. Mendoj e se kane mare cmimin Nobel ne letersi kur shkruajne komente tek Lapsi ku gjysma e komente e shkruhen nga Bushati vete

  9. Per te pare vasalitetin ndaj Erdoganit shikoni kopshtin e shkollen qe mbyllet dhe krahasojini me kopshtet e shkollat publike me te cilat mburret Rama e Veliaj…

  10. Per mbarevajtjen e shtetit duhet te besh perhere gjera qe ca injoranteve si pelqejne shume mire qe ka ndodhur kjo

  11. Beni lajme kot me kot. Kapeni me histori te kota dhe beni lajme. Rama e tregoi shume qarte arsyen e mbylljes se kesaj shkolle

  12. kemi nje zagar ne rrugicen tone dhe na lepihet te gjitheve per nje kocke,keshtu eshte dhe zagari surrelit,I lepihet te gjitheve,e ka ne gen qelbesira

  13. KUFOMA greko-llaciface, bastardi Edvin Kristaqi, nuk eshte as mik, as shok, as vasal i REIS-it apo Turqise, ky plere eshte vetem vasal i SOROS, krimit, korrupsionit, droges. Sa per “mbylljen” e “shkollave” te organizates terroriste FETO, te shohim sepse KUFOMA neser mund qe te pretendoj se; “s’kam c’te bej, une e bera timen”, kur “drejtesia” e kapur nga fyti prej tij, te vendosi per te mos i mbyllur keto vatra krimi dhe terrori, qe mbrohen dhe ne sherbim te CIA-s, por e genjen mendja se do t’ia shese “sapunin per djath” REIS-it. Sa per lidhjet e KUFOMES me terroristet e FETO-s, KUFOMA eshte aksioner i fshehte 50:50, ne spitalin “Amerikan” te FETO-s, sebashku me Vilma Nushin dhe Klodian Allajbeun, kane marre me koncesion (vjedhin taksat dhe parate e shqiptareve) sherbimin e hemodializes, analizat Cov-19, bejne evazion fiskal (nuk paguajne asnje takse ne shtet) etj. si guxojne valle, KAQ!

  14. O injorant po ja shkolle thyente ligjin dhe u be shum mir qe u mbyll o lluma se ne fakt ju shpellaret e sali berishes dhe ilir metes jeni mesu ti shkelni ligjet me dy kemb sa her tju doji qefi

    dhe ti o lapsi o kazan shpifes dhe portal injorant i shitur komplet tek sali berisha dhe ilir meta qe vetem shpif dhe sajon historira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *