• |
ide | kryesore

Serie A përcakton kalendarin e mundshëm në rinisje: 20 maj nis rikuperimi, finalet Europiane në fillim të korrikut

Sport



Në pritje të lajmeve të mira nga fronti shëndetësor, Serie A vazhdon të studiojë kalendarin e rinisjes së mundshme. Datat, natyrisht, janë ende hipotetike. Gjithcka do të lidhet me zhvillimin e pandemisë së Covid-19 në Itali, por ndërkohë kanë nisur të ndërtohen skenarët e tëe ardhmes, në bazë të indikacioneve që kanë ardhur në ditët e kaluara nga drejtuesit e futbollit kombëtar e europian: rinisja në 20 maj me rikuperimet e javës së 25 (mes të cilave Inter-Sampdoria), pastaj turi i forcës me ndeshje cdo tre ditë, për ta mbyllur në 2 korrik. Kështu, eventualisht, hapësirë kupave të Europës.

Asamblea e fundit e Lega ka pretenduar se mund të kthehet të luhet vetëm kur kushtet shëndetësore ta lejojnë, por është shumë e rëndësishme të përcaktohet horizonte kohore. Ajo e të mërkurës në 20 maj është për momentin data më afër në të cilën është e mendueshme rinisja e aktivitetit sportiv. Në këtë këndvështrim, stërvitjet në fushë duhet të rinisin në fillim të majit, për ti garantuar futbollistëve 2-3 javë përgatitje atletike. Uefa ka bërë të ditur se ka ndërmend ti japë prioritet tuneve kombëtare, duke u treguar e gatshme që ta lërë Champions e Europa League edhe në mesin e verës. Në këtë mënyrë mund të luhet cdo tre ditë pa menduar për Kupat, finalja e të cilave mund të luhet mes të mërkurës e të enjtës së 1 e 2 korrik.

KALENDARI HIPOTETIK NË DETAJE

20 maj – rekuperimi java 25
23-24 maj – java 27
27-28 maj – java 28
30-31 maj – java 29
3-4 qershor – java 30
6-7 qershor – java 31
10-11 qershor – java 32
13-14 qershor – java 33
17-18 qershor – java 34
20-21 qershor – java 35
24-25 qershor – java 36
27-28 qershor – java 37
1-2 korrik – java 38



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *