• |
ide | kryesore

Paradoks shqiptar, Marini: “Do e kalojmë më lehtë krizën, klubet nuk varen nga të drejtat televizive”

Sport



Rifillimi apo jo i kampionateve është një cështje e nxehtë, që për momentin mban pezull futbollin në botë, por paralelisht janë edhe cështjet e merkatos që do të bëhen po aq të rëndësishme, sapo të afrohet dritarja e merkatos. Kriza në futboll, e shkaktuar nga pandemia e Covid 19, ka vënë në alarm klubet. Lojtarët në kategoritë e rëndësishme negociojnë shkurtimin e pagave, por pjesa më e rrezikuar janë ata të ligave inferiore. Gjithësesi, në analizën e menaxherit të futbollit Elton Marini, Shqipëria do ta kalojë më lehtë krizën për një motiv të thjeshtë: të ardhurat e klubeve nuk varen nga të drejtat televizive: Pagesat e lojtarëve është cështja më e nxehtë. Në Shqipëri, edhe pse situata është e vështirë, nuk ka një njoftim zyrtar nga klubet, por nuk besoj se burimet e klubeve tona janë të lidhura si shumica e klubeve në Europë ku e drejta TV është një nga të ardhurat kryesore. Në dijeninë time, klubet shqiptare mund të stopojnë një apo dy muaj por pas rifillimit nuk do të kenë pasoja që të mund të lidhen me vështirësinë për të paguar rrogat e lojtarëve”.

Zgjatja e kontratave në skadencë deri në përfundimin efektiv të sezonit, ndërhyrja në rast të mungesës së akordeve të përbashkëta mbi pagën e lojtarëve, fleksibilitet për dritaret e merkatos. Këto janë disa nga propozimet e linjës për tu ndjekur, që zyra e presidencës e Fifa-s ka aprovuar për të përballuar cështjet kyce për botën e futbollit në krizë të plotë për shkak të pandemisë. Kontratat e lojtarëve në skadencë mbyllen zakonisht në qershor, në fund të sezonit, por në këtë situatë Fifa propozon që ato të zgjaten deri kur sezoni të ketë përfunduar efektivisht dhe kjo i intereson më shumë lojtarëve shqiptar, pjesa kryesore e të cilëve ka kontrata një vjecare: “Po përgatiten mekanizmat e duhura që kontratat në afatin e fundit të shtyhen deri në fundin e aktiviteteve, sepse është e lidhur ngushtë edhe me pagesat. Nga informacionet që vijnë nga Uefa e Fifa do të jetë një periudhë 16 javore që do të kenë mundësi klubet në bëjnë transferimet, pasi të rifillojnë kampionatet. Do jetë e vështirë për klubet të operojnë në një periudhë ndryshe nga sa janë mësuar, por duhet shmangur kaosi”.

Për merkaton, Fifa do të jetë fleksibël e do të lejojë të spostohet dritarja e transferimeve në mënyrë që ato të bien mes fundit të sezonit të vjetër dhe fillimit të atij të ri, duke u përpjekur të garantojnë një nivel të përgjithshëm të koordinimit për të mbrojtur rregullsinë e garave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *