• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës/ Si e panë ambasadorët marrëveshjen e reformës

-Instant, Lajme, Të fundit

Në Shqipëri, palët politike arritën mbrëmjen e së premtes marrëveshjen për reformën zgjedhore, ndërsa shumica pranoi të tërhiqej nga një prej rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, lidhur me depolitizimin e administratës zgjedhore, duke pranuar në këtë mënyrë kërkesën e opozitës e cila i pa me dyshim formulat e propozuara për këtë qëllim.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila së bashku me ambasadorin e Bashkimit europian Luigi Soreca nxitën fuqimisht arritjen e një kompromisi mes palëve, tha pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku ishte e pranishme se “Secila parti e secili person dha kontributin e tij, por edhe ka hequr dorë nga diçka. Dhe e bënë këtë gjë që të jetë Shqipëria ajo që përfiton. Ky është një moment krenarie”, theksoi ajo duke shtuar se “disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje, si jo të mjaftueshme, por po ta shikojmë në një kuadër më të gjerë, ky është një hap i madh përpara, dhe shpresoj të jetë diçka nga e cila secili mund të përfitojë”. Ndërsa në një deklaratë të shpërndarë më pas ambasada amerikane vë në dukje se “marrëveshja po ashtu ndërmerr hapa për të depolitizuar administrimin zgjedhor në Shqipëri, duke siguruar më shumë transparencë dhe pavarësi më të madhe të personelit të zgjedhjeve. Disa masa depolitizimi do të hyjnë në fuqi menjëherë, ndërsa disa masa shtesë do të hyjnë në fuqi menjëherë më pas. Kjo marrëveshje duhet t’iu japë shqiptarëve më shumë besim në mbikqyrjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet përfshirjes së gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun”, nënvizon deklarata.


Nga ana e tij ambasadori Soreca u shpreh gjithashtu se BE-ja e mirëpriste marrëveshje e cila “ka ardhur si rezultat i një procesi gjithë përfshirës që ka filluar në janar. Të mërkurën ne patëm një marrëveshje të mirë, pas një diskutimi të gjatë, por ju e dini që ka qenë opozita e bashkuar që ka kërkuar që të shikonte dhe shqyrtonte më tej detaje të tjera që lidhen me depolitizimin e administrimit zgjedhor. Kjo është në linjë me rekomandimet e OSBE-ODIHR, dhe ne e mbështesim. Bazuar në këtë shumica e pranoi ndryshimin dhe kemi marrëveshjen”, shpjegoi ambasadori Soreca. Ai theksoi më tej se “prej kësaj mbrëmjeje, Shqipëria është më pranë Bashkimit Europian, sepse një nga kushtet për çeljen e negociatave, do të përmbushet së shpejti. Kjo vjen edhe në një moment shumë të mirë, pasi javën që vjen. Komisioni Europian, do të propozojë edhe kuadrin e negociatave që do të jetë baza për integrimin në BE. Kështu që le të ecim përpara”, tha zoti Soreca.

Marrëveshja u përshëndet dhe nga Prania e OSBE-së në Tiranë. “Është për t’u lavdëruar fakti që të gjitha partitë politike u bënë pjesë e këtij procesi dhe që propozimet e tyre konstruktive si edhe aftësia e tyre për të bërë kompromis e për të pranuar pikëpamje të ndryshme kontribuan në një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë në Shqipëri, në dobi të qytetarëve shqiptarë”, nënvizohet në një deklaratë të shpërndarë në mbrëmje. “Ne shpresojmë që të gjitha ndryshimet e dakordësuara të miratohen në Kuvend sa më shpejt që të jetë e mundur”, shprehet OSBE-ja./VOA

4 Comments

  1. Reforma KARIT… LluLli shpreson ne mrekulli. Soreka i ferkon koqet Ramsit qe nderkoh i keput nje te qime Kim Kardasheses…KAQ

  2. Kemi një jetë të tërë që marrim fitore të hidhura; ça dreq pune është kjo jona?

    Hera e fundit, në vitin 2005, kombi shqiptar u turpërua para gjithë botës. Kishin kaluar vetëm shtatë vjet qëkurse qeveria ‘demokratikase’ kishte djegur vendin; e kishte djegur deri në themel. Partia ‘Demokratikase’ atë vit kishte arritur një fitore ‘të hidhur, të hidhur pelin’ duke vrarë rreth 3000 vetë nga radhët e kombit të vet; kishte groposur financat e shtetit dhe të individit, kishte akuzuar aleatin strategjik SHBA për ‘grusht shteti’, kishte hapur depot e helmeve dhe të miliona armëve vdekëse; e kishte çuar punën deri aty saqë bota u detyrua të sillte 6000 forca ushtarake për të vendosur paqen mes ‘egërsirave’ shqiptare…. Po ça është kjo punë?!- u tmerrua gjithë bota kur dëgjoi se vetëm pas shtatë vjetësh, shqiptarët votuan xhelatët e vet.

    A doni të votojmë prapë Ilir Metën? Po çfarë mund të bëjë më keq se i ka bërë këtij kombi? Do t’i bëjë edhe një gjë: Do t’i hipë në qafë për ta turpëruar para Botës.

  3. 7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën.

    Në funksion të kësaj bëri çadër, “revolucion”, dogji mandatet e demokrateve, nuk hyri në zgjedhje lokale, i dhuroi Ramës gjithë Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dytë,i dhuroi të gjitha Këshillat Bashkiakë, i dhuroi të gjitha Bashkitë…

    Dhe ja sot po thotë me shkrim se “ashtu ishte loja”

    Nuk kërkojnë më as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare, as qeveri kalimtare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu