• |
ide | kryesore

E paprecedentë, gjysëmfinalet e Kupës së Italisë pa kohë shtesë

-Instant, Sport



Tashmë është zyrtare: gjysëmfinalet e Kupës së Italisë në program të premten e të shtunën do të luhen në orën 21. Lajmi mbërrin nga televizioni shtetëror italian Rai (që ka të drejtën e transmetimit të të dy ndeshjeve), kështu që tashmë shumë shpejt edhe Lega duhet të bëjë zyrtarizimin, duke lajmëruar edhe ndryshimin e formatit.

Sipas asaj që bën të ditur ‘La Gazzetta dello Sport’, në fakt, Juventus-Milan e Napoli-Inter do të luhen pa kohë shtesë për të evituar një lodhje të mëtejshme fizike për lojtarët në startin e një turi force. Në rast të barazimit skuadrat do të shkojnë direct tek penalltitë, për të vendosur kush do të shkojë në finalen e Olimpico në program në 17 qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *