• |
ide | kryesore

Anulimi i koncerteve, Grupi dhuron $1 milion për punëtorët e prapaskenave

-Instant, Paparazzi, Slider



BTS dhe Big Hit Entertainment janë bërë bashkë për të dhuruar $1 milion për të ndihmuar ekipet e koncerteve të cilët janë dëmtuar ekonomikisht për shkak të pandemisë.

Grupi korean dhe kompania e tyre e menaxhimit e ka bërë donacionin në fushatën e bamirësisë ‘Crew Nation’, që ndihmon të gjithë ata që kanë mbetur të papunë prej eventeve të anuluara. Live Nation lajmëroi në mars krijimin e ‘Crew Nation’ me shumën fillestare $10 milion, për të ndihmuar rreth 1000 njerëz. Disa prej të cilëve ishin punësuar për të punuar në turin e BTS “Map of the Soul”. “Nëse s’do të ishte për Covid-19, ne do të kishim filluar turin në shumë vende të botës me ekipin tonë të koncerteve live,”- tha grupi korean në deklaratën e dhënë. “Ne jemi të vetëdijshëm që shumë komunitete kanë nevojë për ndihmë pas situatës së Covid-19 dhe donim të mbështetnim njerëzit që punojnë në industrinë e muzikës me këtë kontribut. Shpresojmë të takohemi në skenë së shpejti.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *