• |
ide | kryesore

Dëmet nuk kanë fund për Inter: Skriniar skualifikohet 3 ndeshje për “fyerje ndaj arbitrit e mallkim”

-Instant, Sport



Pas dëmit të pësuar për shkak të barazimit me Sassuolo që largon ndoshta përfundimisht titullin kampion, për Interin e Antonio Conte vjen një tjetër befasi. Milan Skriniar është skualifikuar për tre javë nga Gjykatësi Sportiv i Lega Serie A për “fyerje të arbitrit e mallkim”. “Karton i verdhë i dyfishtë për sjellje jo korrekte ndaj një kundërshtari (një javë); ndërsa në të 47° e pjesës së dytë, pas kartonit të kuq, i është drejtuar arbitrit të ndeshjes me një shprehje ofensive shoqëruar nga një mallkim”, lexohet në motivimin e shkruar në komunikatën zyrtare. Mbrojtësi sllovak ka marrë edhe një gjobë 10 mijë euro.

Skriniar do të jetë kështu i detyyruar të humbasë sfidat e ardhshme kundër Parma (transfertë), Brescia e Bologna (në shtëpi). Me D’Ambrosio e Godin ende të dëmtuar do të jetë një problem për Antonio Conte, që në Tardini nuk do të jetë në pankinë. Tekniku zikaltër ishte në fakt i paralajmëruar dhe është ndëshkuar me të verdhë gjatë sfidës kundër jeshilzinjve në San Siro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *