• |
ide | kryesore

Grenell takim me komunitetin shqiptaro-amerikan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I dërguari i posaçëm i ShBA-së për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell zhvilloi mbrëmjen e djeshme (26 qershor) një videotakim me anëtarët e komunitetit amerikano-shqiptar.

Ai i informoi ata për takimin që kishte zhvilluar me Presidentin Donald Trump të cilit i komunikoi dhe vendimin për anulimin e takimit mes palëve e cila ishte parashikuar të zhvillohej këtë të shtunë në Washington.

Trump e autorizoi Grenellin që t’i jap edhe një mundësi dialogut për të parë nëse ka shanse që ai të rifilloj në të kundërtën, ambasadori mund të caktohet për detyra të tjera – shkruan RTK.

Grenell gjithashtu u shpreh se ekziston një urgjencë në nevojën që kosovarët të organizohen dhe të shprehin qëllimet e tyre të qarta për të ndjekur dialogun me një kërkesë zyrtare për ritakim.

Të pranishëm në takim ishin Martin Vulaj, Ish-drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në ShBA, Elmi Berisha kryetari i Vatrës, Ana Cenaj e cila e përfaqësoi komunitetin amerikano-shqiptar në Dallas dhe Teksas, si dhe Uk Lushi nga Batalioni Atlantiku.



2 Comments

  1. You, mr. Grennell are not the right person to mediate the talks between albanians and serbs. You’re against albanians, please go and leave it to somebody else the job!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *