• |
ide | kryesore

Një tjetër libër i bujshëm për Melania Trump, këtë herë nga ish shoqja e ngushtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Paparazzi, Slider



Një ish-ndihmëse e lartë e Melania Trump, njëkohësisht ish-mikeshë e saj, e cila ndihmoi në mbikëqyerjen e ceremonisë së përurimit të presidentit Donald Trump në vitin 2016, ka shkruar një libër me kujtime – që pretendohet se do të jetë “shpërthyes” – ku përshkruan miqësinë 15-vjeçare me Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Reportazh/ Në qytetin ballkanik ku fshihen gjurmët e rinisë së Melania Trump

Një libër ‘shpërthyes’ nga ish-shoqja e ngushtë

Stephanie Winston Wolkoff luajti një rol të profilit të lartë në kalimin e Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për shkak të këshillimit të portofolit të saj publik.

Lakuriqësia dhe disa fakte misterioze për gruan e Donald Trump (FOTO +16)

Stephanie u detyrua të largohet nga detyra pasi u raportua se firma e saj kishte marrë 26 milionë dollarë për ndihmën e dhënë gjatë planifikimit të ceremonisë së përurimit të presidentit Trump. Asokohe, ajo kundërshtoi gjithë çfarë u tha duke theksuar se firma “mori vetëm 1,62 milion dollarë, para të ndara mes stafit”. Winston Wolkoff e kundërshtoi “pushimin nga puna” dhe pretendoi se “u flak mes katër rrugëve”.

Një libër ‘shpërthyes’ nga ish-shoqja e ngushtë

Libri titullohet “Melania and Me” (Melania dhe unë) dhe do të botohet nga Gallery Books më 1 shtator. Libri me kujtime do të përshkruajë “udhëtimin” e Melania Trump drejt Shtëpisë së Bardhë, miqësinë e tyre dhe largimin e Winston Wolkoff nga Shtëpia e Bardhë.

Biografia tronditëse/ Melania Trump, një gënjeshtare në shtëpinë e bardhë?

Stephanie është konsideruar si një nga mikeshat më të ngushta të Zonjës së Parë të SHBA-së. Thuhet se i dhanë fund miqësisë në 2017-n. Asokohe ajo tha për New York Times: “Pres që të mbetem një burim i besueshëm këshillash dhe mbështetjesh mbi baza joformale”.

Burimet: Variety, The Guardian/Anabel.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *