• |
ide | kryesore

5 qershori/ Topi ka mbetur në fushën e Yuri Kim

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Yuri Kimit i ka mbetur topi në fushën e saj. Nëse në 3 qershor, kur për ambasadoren amerikane faji ishte i Lulzim Bashës për mos dakordësinë për një marrëveshje të mirë që ishte gati, ajo nuk nguroi të tregonte me gisht përgjegjësin. Ajo përdori një metaforë futbollistike për të theksuar përgjegjësinë. Ndërsa tani, një muaj e ca më pas, kur situata është futur sërish në ngërç, ambasadorja amerikane e ka vështirë të flasë.

Prononcimi i saj i fundit, është ai i një jave më parë kur gjatë një interviste në Top Story, deklaroi: “5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e besimit të vënë”.


Por që atëhere, kryeministri Rama ka vendosur të shkojë drejt hapjes gjysmake të listave, zhbërjes së koalicioneve dhe pavarësisht këtyre thotë se nuk i ka cënuar asnjë fije floku marrëveshjes së 5 qershorit dhe se do ta votojë atë të plotë.

Nga ana tjetër, PD dhe Lulzim Basha kanë dhënë fakte me pika dhe me nene konkrete se ku kryeministri e ka prishur marrëveshjen dhe ka kërcënuar me tërheqjen prej saj.

Lexo me tej:

Zbulohen pikat ku Rama e shkel marrëveshjen e 5 qershorit dhe mashtron ndërkombëtarët

Në këtë kushte edhe Bashkimi Europian, edhe vendi më i rëndësishëm i tij, Gjermania, nuk kanë ngurruar të tregojnë me gisht se cili është përmbysësi i tryezës. Madje ato i kanë kujtuar Ramës se ky veprim unilateral, mund të pezullojë përparimin e Shqipërisë në rrugën e negociatave.

Ndryshimet kushtetuese, BE “shuplakë” Ramës: Po vë në rrezik integrimin e vendit

Pikërishtë në këtë situatë, Yuri Kim po sillet si memece. Deklarata e saj e fundit është se “5 qershori nuk duhet prekur”, ndërkohë që palët janë në pozicione diametralisht të kundërta: PS thotë se nuk po e prek, PD thotë se i ka vënë flakën.

Dhe topi është kthyer sërish në fushën e ambasadores.

Për një gjë që ajo vuri vijën e kuqe, se nuk duhet shkatërruar, tani i takon të thotë nëse kjo gjë ka ndodhur apo jo.

Natyrisht askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë llogari, përfaqësueses së një shteti të huaj se kur do të flasë ose jo. Ndonëse ajo ishte garantja që i mblodhi palët në selinë e saj, përsëri askush nuk mund të pretendojë që ajo mos mbështesë krahun që do. Në këtë pikë nuk ka asnjë vlerë t’i kujtohen fjalët që tha pas nënshkrimit të dakordësisë (poshte) dhe urimet që u shprehën nga sekretari i shtetit Pompeo.

Çfarë tha Yuri Kim pas arritjes së marrëveshjes për “zgjedhoren”

Problemi këtu është tek ata që ambasadoren amerikane e shohin si arbitër. Për ta krijon ngërç fakti se kur i duket sikur faji është te Basha, Yuri Kim nuk ngurron ta thotë, ndërsa kur europiannët tregojnë se ai është i Ramës, ajo thjesht hesht, duke rrënuar kështu imazhin në sytë e atyre që e konsiderojnë të paanshme.

©Lapsi.al

17 Comments

  1. Lereni Yurin rehat. Ajo ka raportuar atje ne DASH se u ka siguruar gjumin e qete me marrveshjen e 5 qershorit. Tani te dale e te thote se kane dale probleme, i hap vehtes probleme! Dhe pra Yuri shkurt fare “nuk ka ku ta coje Topin”

  2. Po po, hiç mos e çani kokën se e zhidh Kimi, vereni ujin ne zjarr pa merak. Mjerr shqiperia me kete mendje. I rruhet shume te huajve per qytetaret e ketij vendi. Merruni me avokat Taku Tallavane tani se departamenti i shtetit me ate mban kontakte.

    1. Tak taku i ngjelajve??

      Hahaha ai eshte direkt me pompeon ne linje o vlla

      Se me kujtut topin ai bamir topi nga behet??
      Kish lezet hate fara, tamam president.

      Sa per kimin, hmm kur i ndrituri Lu i madherishmi Lu filloi te merrte ne telefon ne deputetet ne korrik 2106 mezi u ndjene ca bile bile votoi dhe prenga me leje nga burgu , ajo ishte cishte.
      Tani ca r nfalon kimin , bie.fjala tia fusi topin mu me bythe balles se pari mu ne.ambasade pastaj tia beje.gati rames. Apo nuk merret kimi.me tope thuaj

      Kimi kimi, 😁 po pret qe te miratohet dhe ta pershendese sic duket. Ce do qe nuk i ha trapi njeriu per ambasaden me sepse jane ne piken me te.ulet te .besueshmerise si ambasade.

      Kimi ate topin ose futja taulantitn ne bythe ose te rruat 5.qershori

      1. Vizjoni i vetem i bamir topshit ishte te hapte restorant paçe pilaf te presidenza ( true story, kush e njeh ). A ja qifsha ropt ke kane promovuar per 30 vite.

  3. kurtizanja aziatike e bande ambasades rruges elbasanit ka ulur koken si puna e strucit po harron qe bytha i ka ngelur larte .dollaret qe kane marre palmer sytopja ,krenaristi pederaste apo kjo geisha koreane ja u ka ulur koken dhe u eshte futur ne bythe .kjo baxhelle koreane nuk duhet te guxoje me qe te fuse hundet per interese te rames sepse eshte komplete e diskretituar dhe opozita duhet te fshije bythen me kete lekureverdhe qe keteje e tutje.

  4. Nga burimet tona,brenda ambasades amerikane (jane shoket tane te ish sigurimit,qe punojne prej vitesh aty),informohemi,se Kimi,i ka cu haber Trampit,qe ja kan thy llafin shqiptaret e rilindjes,dhe pyet si t’ja boj,por Trampi osht xone me librin qe ka dale,shkrujt prej mbeses se vet,e nuk ja ka ngene,me i kthy xhuvap.

  5. Shqipëria vuan prej tre vitesh përpjekjen e presidentit Ilir Meta për të fituar pavarësinë nga Perëndimi dhe për të shembur “Republikën e ambasadorëve”. Eshtë gati që për këtë të iniciojë dhe një lëvizje politike më vete.

    Lulzim Basha po ashtu nuk ja ka prishur në asnjë rast, përveç vijave të kuqe më 30 qershor. Ai injoroi Mcallisterin për të dalë nga çadra, dogji mandatet kundër vullnetit të Perëndimit, bojkotoi zgjedhjet kundër vullnetit të Perëndimit, dhe hodhi poshtë propozimet e Perëndimit për reformën zgjedhore, të koncetruara në propozimet e ODIHR, një muaj më parë.

  6. Por, Lulzim Basha nuk ka deklaruar asnjë kontratë qiraje dhe asnjë shpenzim për koston e banimit në shtëpinë e re gjatë vitit 2019, në dokumentin e pasurisë për këtë vit. Nga verifikimi i deklaratës së pasurisë së firmosur nga Lulzim Basha, nuk rezulton asnjë e dhënë mbi shpenzimet financiare për banim për vitin që kaloi. Nga ana tjetër, në 28 tetor të 2019, Partia Demokratike deklaroi përmes një njoftimi zyrtar se “Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e z. Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira…”.Ja o xixa e zigur lepirsat ekselent te bythes se salihut tani te luluqes lexoni kete qe ta kuptoni kujt Po ja lepini bythen prej vitesh

    1. Ti qenke me loqja i te gjithe komentuesve! Pse kapesh me banesen e demtuar nga termeti dhe nuk shikon sarajet e Surrelit o figure?! Jam kurioz te di se ne cfare ambientesh banon ti qe mbron me kaq zjarr Edi Ramen me gjithe ato saraje!

  7. Nje tjeter ambasadore e pavlere ne Shqiperi. Ka ikur koha kur fjalet e tyre kishin peshe. Mbas kinez Lu ka vetem veprime skandaloze e te njeanshme. Shqiperia duhet te mbeshtet vetem tek europianet.

  8. Sa për një kujtesë të fundit, meqë Meta flet për mbajtje fjale: ju kujtohet kur në zgjedhjet e vitit 2009 shprehej se nuk duhet votuar Rama, sepse ai i rrahu krahët Berishës pas Gërdecit? Votoni LSI, se ne e çojmë në pension Sali Berishën, thoshte Ilir Meta asokohe. Dhe sapo mbaruan zgjedhjet, e kujtoni çfarë bëri? I zgjati kontratën e punës kryeministrit Berisha edhe me katër vjet të tjera, duke ndarë qeverinë me të. Kjo po, që konsiderohet mbajtje fjale…

  9. Ajo esht shpreh qarte pakti te kaloj sic eshte dhe nese e then s’je Asgje; tani sot per neser nuk do veproje ajo se i bejn gjerat te menduara jo si ky gomari qe i ka hyp popullit mbi shpatulla dhe s’pyt as per kushtetut;

  10. Por çfarë mendonte Basha pak kohë më parë për listat e hapura në takim me studenta, teksa i thotë atyre se “ka ide të vlefshme, si për shembull listat e hapura, që qytetarët të mos votojnë thjesht siglën e partisë, por edhe kandidatin që preferojnë“.

  11. Problemi juaj mer xhaxh është se Ambasadorja Kim është Trumpiste e jo sorriste … Tani këtu po kuptohet se zhyljenet ene jermanet e kanë honger “derrin”…Të tjerat janë për muhabet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu