• |
ide | kryesore

Rummenigge shpreh dëshirën: “Dua një fundjavë fantastike: Inter e Bayern kampionë”

-Instant, Sport



Karl Hainz Rummenigge i ka dëshirat të qarta, edhe pse mendimi i shkëputet disi nga Lisbona. Dy ditë nga finalja e Champions League me PSG, administratori i deleguar i Bayern elozhon punën e bërë nga lojtarët e tij, duke specifikuar në vecanti Robert Lewandovskin: “Statistikat e tij janë të jashtëzakonshme, i kam kërkuar Infantinos të dorëzojë këtë vit FIFA World Player në mungesë të Topit të Artë, sepse mendoj se është e gabuar të lesh një zbrazti në 2020. Presidenti më ka dhënë garanci se njohjet për lojtarin më të mirë, lojtaren e trajnerin do të bëhen”.

Nuk mungon mendimi i gjermanit edhe për Interin “e tij”, pak orë nga finalja e Europa League kundër Sevilla: “Kam folur me Marotta në telefon e i kam thënë se dua një fundjavë fantastike për të festuar për dy skuadrat e mia. Do ishte bukur të takoheshim në Budapest për finalen e Superkupës Europiane”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *