• |
ide | kryesore

Video/ Kazakistanit nuk i mjafton goli nga mesi i fushës: Shqipëria tani luan gjithçka me Bjellorusinë

-Instant, F1, Sport, Video



Pas Kosovës në miqësore, edhe Kazakistani rrëzohet nën goditjet e skuadrës së Rejas, që me titullarët në fushë, nga Hysaj tek Cikalleshi, kishin tjetër personalitet në fushën e lojës. Ndeshja e Nations League mes Shqipërisë dhe Kazakistanit, në të cilën duhej fitorja për të vazhduar të shpresohet në vendin e parë, mori drejtimin në favor të kuqezinjve me një gol të Sokol Cikalleshit në minutën e 16 të ndeshjes. Sulmuesi përfitoi brenda zonës nga një krosim i Memushajt, duke goditur saktë me kokë. Goli i 6 në 7 ndeshjet e fundit për Cikalleshin, ndërsa i dyti radhazi sa herë është thirrur në cështje nga Reja.

Kuqezinjtë shpejtuan të mbyllin ndeshjen dhe gati e bënë në të 22, kur në një aksion kaotik, topin e mbetur në zonë e dërgon në rrjetë Ismajli. Gati, sepse askush nuk arriti ti gëzohet golit. Kazakistani reagoi në kohë rekord ndaj golit të dytë të Shqipërisë në mënyrën më të pabesueshme. Nga mesi i fushës Abiken goditi menjëherë duke e gjetur portierin Berisha jashtë kuadratit dhe duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm, që kthen me këmbë në tokë kuqezinjtë, duke e ngushtuar rezultatin në 2-1.

Reja krijoi më shumë stabilitet në pjesën e dytë me Gjasulën për Kallakun, edhe pse formacioni i italianit e kishte mbajtur me sukses larg portës kundërshtarin. Shqipëria kërkonte të mbyllte ndeshjen, për të mos rrezikuar ndonjë mungesë përqendrimi dhe në këtë pikë rrugën ia hap një peballti e akorduar në minutën e 62. Abrashi i merr pozicionin Marochkin që e pengon mesfushorin në mënyrë të parregullt. Nga pika e bardhë ekzakutoi me saktësi Manaj, që fikson rezultatin në 3-1. Skuadra e Rejas ngjitet me 8 pikë pas vetëm Bjellorusisë, me të cilët do ti bëjë llogaritë tre ditë më pas, për vendin e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *