• |
ide | kryesore

Stadium me 30 mijë vende, shiten 72 mijë bileta për një ndeshje me dyer të mbyllura: ndeshja e Dresden në histori

-Instant, Sport



Ndoshta është fryma e Krishtlindjes. Dje, në raundin e 1/16 e Kupës së Gjermanisë, Dinamo Dresden, aktualisht në kategorinë e tretë, priti në shtëpi Darmstadt (një klub që luan në divizionin e dytë). Për ndeshjen, u shitën 72.112 bileta, në kohën kur stadiumi përmban pak më shumë se 30 mijë e në kohën e Koronavirusit. Sidoqoftë rregullat e sigurisë u respektuan plotësisht. Stadiumi, në fakt, mbeti rreptësisht i zbrazët. Loja u luajt, si zakonisht në këtë periudhë, me trishtimin e dyerve të mbyllura. Por, me një llogari të shpejtë, më shumë bileta janë shitur vetëm në dy raste në historinë e Dinamos.

Në futboll, kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia ka vënë veçanërisht në vështirësi klubet e kategorive inferiore. Aty, të ardhurat nga biletat janë linfa e jetës së çdo shoqërie. Pothuajse një vit pas mbylljes së stadiumeve (megjithëse në Gjermani u rihapën për një periudhë në fillim të sezonit), të ardhurat e humbura kanë filluar të peshojnë. Dynamo Dresden ka vendosur kështu që gjithsesi të nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kundër Darmstadt. Një gjest simbolik i solidaritetit, i cili ishte shumë i suksesshëm në Krishtlindje. Me 72,112 bileta të shitura (me 5 euro secila) klubi grumbulloi kështu 360,560 euro. “Ka njerëz që kanë investuar kohë dhe para për të na treguar afërsinë e tyre edhe tani – nënvizoi Markus Kauczinski, trajner i Dinamos -. Është diçka vërtet shumë e veçantë ”.

Pas transfertës evropiane në Beograd në 1991 (ishin 95,000 spektatorë të pranishëm) e asaj në Dortmund në 2011 (73,100 spektatorë), kjo është ndeshja e tretë në historinë e klubit të Dresdenit, për të cilën janë shitur më shumë bileta ndonjëherë, por e para për ndeshjet në shtëpi. Vetëm dy gjëra stonuan në mbrëmje: për shkak të erës, klubit iu desh të hiqte dorë nga koreografia me 30,000 tullumbace që do të ishin lidhur në sedilje: ekzistonte frika se mund të fluturonin në fushë dhe të pengonin mbarëvajtjen e ndeshjes. Edhe rezultati i ndeshjes ishte gjithashtu i keq: Dinamo humbi 3-0. Pavarësisht kësaj klubi dhe tifozët mund të buzëqeshin. Me shpirtin e Krishtlindjes ata arritën të dërgonin një mesazh të bukur dashurie dhe solidariteti. Duke u futur në histori me atë që do të mbetet gara me më shumë bileta të shitura për ndeshjet në shtëpi të Dinamos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *