• |
ide | kryesore

Rihanna ndan me fansat detaje rreth albumit të ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Rihanna së fundmi ka ndarë me fansat detaje të reja rreth albumit të ri.

Albumi i ardhëm do të titullohet “R9” dhe ende nuk ka një datë  për publikimin e tij.Në një intervistë për “Acces Online” Rihanna ka treguar se është krenare për punën që ka bêrë me albumin.“Mezi po pres që të publikoj diçka për të cilën jam vërtet krenare dhe e lumtur. Me siguri që do të jetë shumë më shpejt nga sa mendojnë fansat e mi, por nuk dua të jap më shumë detaje sepse kam mjaftueshëm stres dhe pyetje për ‘R9’.E mbaj mend mirë ditën kur nisa punën për ‘Anti’. Ishte dita ime e parë në studio, pra ishte ende herët. Një paparac më kapi duke hyrë në studio dhe pas kësaj, fansat e mi prisnin me padurim publikimin. Në të kaluarën, unë e kam bërë një album për tre muaj, por tani nuk e kam luksin të bëj një gjë të tillë sepse kam edhe ‘fëmijë’ të tjerë.”,tregoi këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *