• |
ide | kryesore

Messi blen apartamentin 8 milionë euro në Miami: pas zgjedhjes së tij fshihet merkato

-Instant, Sport



“Një ditë do të më pëlqente të luaja në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë pak ditë më parë Lionel Messi në një intervistë për një tv spanjoll. E tani që kampioni argjentinas ka blerë një apartament luksoz në Miami për vlerën e tetë milionë euro, zërat për një të ardhme të sulmuesit përtej oqeanit po intensifikohen. Messi, që ka një kontratë në skadencë me Barcelonën në qershor, e ka shtyrë për në fund të sezonit cdo diskutim. Emri i tij përafrohet me forcë tani me City e Guardiolas e me Psg. Por, sipas Daily Mail, Inter i Miamit, në pronësi të ish-kampionit anglez David Beckham, mund të rezultojë një hipotezë konkrete.

Sigurisht, duket gjithnjë e më e mundshme hipoteza që Messi mund të largohet nga Barcelona në verën e ardhshme, ose më saktë në përfundim të kontratës. E kjo pavarësisht ndryshimit të presidencës që do të ndodhë pas zgjedhjeve të shkurtit të ardhshëm. Edhe në rast të rikthimit të Laporta në krye të klubit blaugrana, ‘Pleshti’ mund të largohet nga Katalonja. “Përfundon si përfundon, nuk duhet të njollosë atë që kam jetuar në gjithë karrierën time”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *