• |
ide | kryesore

“Atë top duhet ta nxirrje jashtë!”: Insigne e Bakayoko përplasen verbalisht me Gattuson

-Instant, Sport



Momenti delikat dhe heshtja për shtyp e imponuar nga klubi vazhdon në Napoli, pasi u barazua në të 95′ nga Sassuolo. 3-3 i Caputos në fund të ndeshjes, megjithatë, ndezi shpirtrat në fushë me kapitenin Lorenzo Insigne, autor i golit provizor 3-2 në të 90′, i cili në fërshëllimën e fundit u tërbua për penalltinë e akorduar me naivitet në favor të kundërshtarëve. Insigne u kap gjithashtu me shokët e tij të skuadrës dhe më pas u grind me Gattuson, duke e lënë fushën me zemërim duke goditur një shishe dhe një pankartë publicitare.

Nga ana e tij Rino Gattuso, përpara se të gjendje përballë nervozizmit të kapitenit të tij, u grind me Bakayoko fajtor se humbi topin me naivitet në mesfushë në të 95′, nga ku nisi aksioni i faullit për penallti e Manolas ndaj Haraslin. Nervoz për atë që ndodhi, Gattuso i ulëriti: “Atë top duhet ta nxirrje jashtë!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *