• |
ide | kryesore

Rama akuza Metës për pezullimin e fluturimeve në Rinas: Kërkoni rrëzimin e shtetit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj Presidentit, Ilir Meta lidhur me bllokimin e të gjithë fluturimeve nga aeroporti i Rinasit, për shkak të grevës së kontrollorëve ajror të “AlbControl”.

Rama shkruan se Presidenti Meta është një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje ku sipas tij janë në kërkim për rrëzimin e qeverisë e të vetë shtetit.

“Ilir, dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë! Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit! T’i harrosh të dyja!” shkruan Rama.



3 Comments

  1. “Pseudosindikates” thote KM-ja. Po i thua pseudo o robqir se sje mesuar ti te kesh sindikata ketu qe te mbrojne te drejtat e punetoreve prandaj te duket cudi ty mor diktatoruc.

  2. Ha te njetin pershesh te perditshem! Dhe ne u rrezofte sheti, shqiptaret bejne nje tjeter shtet pa ty o kellire!

  3. Mos ki merak se shqipot nuk dine as te ngren shtet e as te rrezojn shtet. se po na kujton ate nenin… permbysje te pushtetit popullor me dhune…po nejse …fajin e ka saliu ashtu e leme….po lulushin pse nuk e permend?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *