• |
ide | kryesore

Lili Wayne: Tentova të vrisja veten pasi nuk më linin të bëja muzikë

-Instant, Paparazzi, Slider

Reperi Lil Wayne, ka folur së fundmi për problemet me shëndetin mendor.


Gjatë një interviste,reperi zbuloi se kishte tentuar të vriste veten në moshën 12 vjecare pasi mendonte se e kishte humbur shansin për një karrierë muzikore. Wayne tregoi se e kishte menduar këtë gjë për rreth dy vite por nuk mund të komunikonte dot me të ëmën e tij të rreptë. Ai u shpreh se pasi tezja e tij e zbuloi e ndaloi të bënte rap.”Fjalët as nuk ishin në gjendje të thuheshin. Kur nuk keni askënd për t’i treguar, askënd për ta kaluar këtë si gjë, nuk mund ti shpreheni miqëve tuaj në shkollë, sepse ende po përpiqeni të jeni normal me to.Kur më thanë që nuk mund të kem atë që dua, atë që ëndërroj, atë që dëshiroj dhe kjo ishte të bërit ‘rap’. Unë isha i gatshëm të vdisja për të”, rrëfeu reperi. Ai u shpreh se pasi u kthye në shtëpi dhe gjeti armën e nënës së tij, telefonoi policinë dhe i tregoi në lidhje me qëllimet e tij dhe më pas qëlloi veten në gjoks. Lil u gjet shpejt nga policët, të cilët u detyruan të thyenin derën dhe ta dërgonin atë në spital. Që nga ai moment,reperi ka treguar  se marrëdhënia e tij me nënën është përmisuar.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu