Aktori Tom Felton  ka zbuluar  së fundmi se është në gjendje të mirë shëndetësore, pas rrëzimit në fushën e golfit.

Përmes rrjetit të tij social, Instagram, Tom publikoi një video duke falenderuar fansat për mbështetjen e tyre.“Unë jam në rregull. Njerëzit janë kujdesur shumë mirë për mua, kështu që faleminderit shumë për këdo që ka dërguar mesazhe për shërim të shpejt”, u shpreh aktori. Gjithashtu ai nxori kitarën e tij dhe këndoi një këngë duke inkurajuar ndjekësit “të mos shqetësohen” për shëndetin e tij. Felton u fotografua  i ulur në dyshemenë e fushës së golfit Whistling Straits në Sheboygan, Wisconsin, i rrethuar nga konkurrentë të tjerë ndërsa një ekip mjekësor nxitoi drejt tij për ta ndihmuar.