• |
ide | kryesore

Video/ Goli i Felipe Anderson shkaktoi sherrin: lojtarët e Inter të tërbuar me brazilianin

-Instant, Sport, Video



Nerva të tensionuara në Olimpico dhe polemika të mëdha, me rrahje e sherre gjatë dhe në fund të ndeshjes. Shkaktoi gjithcka goli i dytë i Lazios: Dimarco përplaset me Lucas Leiva dhe Interi vazhdon aksionin, por me lojtarin në tokë të lënë pas kujtdo që kishte topin. Lazio rikuperoi topin dhe kundërsulmoi: lojtarët zikaltër kërkuan që ta nxjerrin topin jashtë, por bardhekaltrit vazhduan aksionin në të majtë. Immobile goditi, Handanovic grushtoi, por topi shkoi te Felipe Anderson që shënoi golin e 2-1.

Menjëherë pas golit, Dumfries dhe Handanovic u sulën mbi Felipe Anderson: lindi një sherr i parë. Ndërkohë, Var legjitimon golin. Ka kartona të verdhë për Milinkovic, Lautaro, Felipe dhe Dumfries. Në fund të ndeshjes, pas bilbilit të trefishtë të Irratit, skena e sherrit përsëriten dhe përfundon me karton të kuq për Luiz Felipe, i cili reagoi duke qarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *