• |
ide | kryesore

Polonia na mohoi interesimin për shortin: skuadrat që arritën playoff mësojnë kundërshtarët në nëntor

-Instant, Sport



Shorti për të përcaktuar programin e ndeshjeve evropiane të Playoff për në Kampionatin Botëror 2022, do të zhvillohet në Zyrih të premten më 26 Nëntor 2021, në orën 17. Një ngjarje që do të kishte qenë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, nëse Polonia nuk do të arrinte të fitonte në Air Albania kundër kuqezinjve, duke i venitur në maksimum shanset për tia dalë në dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve, kundër Anglisë në Wembley e kundër Andorrës në Tiranë.

Playoff i grupeve europiane do të shohë pjesëmarrjen e 12 skuadrave, përfshirë 10 të dytat e grupeve në fazën e parë kualifikuese. Dy vendet e mbetura do të kompletohet nga dy fituesit më të mirë të grupeve të Ligës së Kombeve 2020/21. Kombëtaret më pas do të ndahen në tre grupe me nga katër skuadra, me gjysmëfinale dhe një finale për secilën. Tre skuadrat fituese do të bashkohen me 10 fituesit e grupeve të raundit të parë, për të përfaqësuar Evropën në Kupën e 22 të Botës. Danimarka dhe Gjermania kanë siguruar kualifikimin për në Katar, me dy ndeshje më herët dhe fituesit e mbetur të grupeve do të vendosen midis 11 e 16 nëntorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *