• |
ide | kryesore

“E kishim përgatitur me strategji”, Longo nuk i ka lënë asgjë rastësisë, edhe në ndeshjen me Vllazninë

-Instant, Sport

“E dinim para që Vllaznia është një ekip i mirë që mund të fitojë kampionatin. E dinim që për të fituar duhen raste golash, ne i krijuam dhe i shënuam”. Diego Longo vlerëson performancën e Kukësit të tij, pas fitores 2-0 kundër Vllaznisë, në një ndeshje direkte mes skuadrave që pretendojnë titullin kampion. Një 90 minutësh sfidues, i vënë në shinat e duhura nga një super gol i Taipit: “Lojtar si Taipi merr pjesë shumë sidomos në metrat e fundit. Kjo fitore është padyshim për sakrificën që ato kanë bërë në gjithë stërvitjet e zhvilluara. Kemi pasur balanca edhe në ndeshjet e tjera”.


Italiani i ka idetë e qarta, edhe për faktin se është koshient se jo gjithnjë, kaq mund të mjaftojë: “Tani duhet të shënojmë më shumë, i kemi mundësitë tre, katër apo pesë gola kur i kemi, mundësitë duhet të realizojmë. E kishim përgatitur ndeshjen kështu, Basha është fantastik, por unë doja të provoja diçka ndryshe. Mënyra sesi luajmë nuk varet nga qendra e mbrojtjes”, përfundoi Longo.


1 Comment

  1. Kishte përgatitur leshin, patën fatin që nuk hëngrën gol pasi Vllaznia kishte shumë raste të pastra në 30 nin e para dhe shënuan pastaj me të parën goditje në portë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu