• |
ide | kryesore

Video/ Kukësi e ka seriozisht titullin: Longo fiton betejën e trajnerëve të huaj në Superiore, tronditet Vllaznia

-Instant, F1, Sport, Video



Një provë force e Kukësit, lëshon Vllaznia, që ishte e thirrur në cështje për të treguar se ishin pretendentët numër 1 për titullin kampion. Kuqeblutë e Brdaric dështuan në një garë ku Kukësi tregoi sjelljen e duhur taktike, duke u imponuar 2-0 në stadiumin “Arena Egnatia”, me shkodranët që e mbyllën me 10 lojtarë.

Një sfidën ku gabimet do të kushtonin, dy skuadra të ekuilibruara u shfaqën në fushën e lojës, me rezultatin që u zhbllokua vetëm pas rreth gjysëm ore lojë. Pikërisht në minutën e 29′, Shqiprim Taipi nxorri nga repertori një goditje spektakolare nga jashtë zonës, që shtangu portierin Zogoviç, duke i dhënë Kukësit avantazhin.

Një tronditje që kondicionoi jo pak performancën e kuqebluve e që pushimi dhe tonet e larta të Brdaric nuk mundën ta ndryshonin. Përkundrazi, veri lindorët me qetësi e administrim perfekt, pa u shthurur në asnjë moment, shënuan edhe golin e dytë në minutën e 82’, me Edison Ndrecën.

Skuadra shkodrane u ndëshkua në fund me karton të kuq pas pamjeve të VAR-it. Me këtë sukses Kukësi shkon në vendin e tretë në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Vllaznia ndodhet në vendin e katërt duke grumbulluar 9 pikë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *