• |
ide | kryesore

Video/ Musta mposht edhe Tafas edhe Teqjan: Kukësi përmbys Partizanin me super golin e Taipit

-Instant, F1, Sport, Video



Europa komplikohet për Partizanin, që pasi fitoi derbin merr një goditje të fortë nga Kukësi, që fiton me përmbysje 2-1 në Loro Borici, për të arritur për momentin Tiranën në krye të klasifikimit. Një ndeshje e cuar dëm, për të disatën herë nga Partizani që në avantazh bën gabime elementare, duke i dhënë mundësinë kundërshtarit të kthehet në lojë e madje të marrë rezultatin.

Kukësi i Longos është në fazën kur cdo gjë i ecën mbarë e Daja në atë ku nuk mjafton të bësh lojën për të marrë rezultat. Partizani vazhdon të vuajë para portës, shpenzon raste që me kalimin e minutave peshojnë, pa përmendur këtu gafat individuale. E ishte ekzektësisht ajo që ndodhi në Shkodër: sfida foli më shumë për të kuqtë të cilët ia dolën të shënonin shpejt me një goditje dënimi të Mustës. Një festë e madhe e mesfushorit që i shënoi ish-skuadrës nga e cila nuk u largua mirë, por karma është aty prezent. E megjithëse Kukësi nuk dukej në lojë, në kohën kur kryeqytetasit shpenzonin raste me Carën, Malën e Muratajn, gjërat ndryshuan në pjesën e dytë.

Kukësi rriti intensitetin, por në lojë e ktheu ai që e ndëshkoi, Musta. Mbrojtësi nuk pa daljen para të Teqjes dhe e kapi portierin në kundërkohë, duke e dërguar topin në portën e tij e duke barazuar rezultatin. Partizani tentoi të rigjente kthjellsinë, por Kace nuk bëri asgjë për të ndryshuar situatën në minutat në lojë, ndërsa Kukësi përfitoi nga momenti, duke shënuar edhe golin e dytë pas një kombinimi spektakolar te Feizaos me Taipin, që mposhti Teqjan, duke e ngjitur Kukësin në 27 pikë, ndërsa të kuqtë mbeten pas, me 18 pikë gjashtë pikë larg Europës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *