• |
ide | kryesore

Video/ Gola të anulluar, çudira me VAR e një pikë për Dinamon e Skënderbeun: adoleshenti Simoni ruan akoma portën të paprekur

-Instant, F1, Sport, Video



Një pikë që i mban të ngjitur në renditje, por me rezultatet e fundit të vitit, distancohen një tjetër pikë nga zona e rënies nga kategoria. Përfundon 1-1 mes Dinamos e Skënderbeut, me blutë në barazimin e dytë radhazi e 17 vjecari Simoni në ndeshjet e dytë radhazi në Superiore që mban portën të paprekur. Një ndeshje në të cilën të dy skuadrat panë ti anullohet një gol e ku VAR vonoi shumë për të dhënë një përgjigje, aq sa kur Dinamo mësoi se nuk kishte shënuar kishte kaluar aq kohë sa po bëhej edhe gati zëvendësimi.

E megjithatë, ishin korcarët ata që u penalizuar të parët, me Mensah që në minutën e katërt kaloi në të vetmin rast Simonin, por duke ia marrë topin Sofranac me faull, gjë që nuk i shpëtoi arbitrit. Bardhekuqtë kanë impaktin më të mirë me ndeshjen dhe Mara e Berisha impenjuan në dy raste portierin e ri dinamovit. Në anën tjetër Rexhepi pati rrezikun konstant të Skukës, që megjithatë nuk arriti kurrë të finalizonte.

Në minutën e 54 erdhi edhe episodi tjetër i cuditshëm, me Dinamon që këtë herë ankohet për anullimin e golit. Siljanovski shënoi pas një goditje nga jashtë zonës dhe nisi festën. Por pas rreth 2 minutash ndërprerje, në kohën kur po bëhej gati edhe një zëvendësim, gjyqtari bëri shenjë për pozicion jashtë loje, i snjalizuar nga VAR, duke anulluar golin. Faullin e kishte kryer Ibraimi në fillimin e aksionit pasi kishte marrë topin në pozicion jashtë loje.

Në fund, Simoni bën edhe dy ndërhyrje të rëndësishme për të mbajtur rrjetën të paprekur. 15 pikë për Skënderbeun e Dinamon. Shkëmbi merr pikën e dytë radhazi, ndërsa Memelli e mbyll vitin 2021 me një barazim pa gola, që nuk ndryshon situatën e tij në renditje e që mban të hapur luftën për mbijetesë në të cilën janë përfshirë të dy ekipet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *