• |
ide | kryesore

Video/ Kamerun-Komoro kthehet në tragjedi: shkelin njëri tjetrin jashtë stadiumit, 8 persona kanë humbur jetën

-Instant, Sport, Video



Dramë në Kamerun-Komoros në Kupën e Afrikës. Sipas rikonstruktimeve të fakteve që vijnë nga mediat lokale, të paktën tetë persona kanë humbur jetën në një turmë jashtë stadiumit Olembe në Yaounde, ku po zhvillohej ndeshja e vlefshme për fazën e 1/8 të turneut, e fituar 2-1 nga vendasit. Naseri Paul Biya, guvernator i rajonit qendror të Kamerunit, konfirmoi për Associated Press se ka të paktën 6 viktima, por të tjerë mund të shtojnë numrin tragjik. Konfederata afrikane konfirmoi incidentin dhe bëri të ditur se një hetim është duke u zhvilluar mbi sa ka ndodhur.

Burime zyrtare të spitaleve lokale afirmojnë se kanë pritur edhe dhjetëra të plagosur, flitet për të paktën 40 persona. “Disa nga të plagosurit janë në gjendje të dëshpëruar,” tha për AP Olinga Prudence, një infermiere. “Do të na duhet t’i çojmë në një spital të specializuar”. Sipas disa dëshmitarëve, incidenti ka ardhur si pasojë e tentativës për të hyrë në stadium duke shpërthyer portat e hyrjes. Rreth 50,000 tifozë janë përpjekur të ndiqnin ndeshjen. Stadiumi ka një kapacitet prej 60,000 njerëz, por kapaciteti ishte i kufizuar në 80% për shkak të masave që lidhen me pandeminë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *