• |
ide | kryesore

Dënimi i Saimir Tahirit/ Bardhi: Rama e mbrojti Tahirin sepse është vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi

-Instant, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Bardhi thotë se PD është në mbështetje të plotë të SPAK dhe pret që ajo të veprojë me vendosmëri pa u ndalur ndaj kujtdo. Bardhi shton se sipas tij ish-ministri Tahiri është mbrojtur nga kryeministri Edi Rama.

“Saimir Tahiri nuk është i fundit, ai është vetëm i pari në listën e gjatë të atyre që do të përballen me drejtësinë për krimin, korrupsionin e trafiqet që me Ramën në krye e shndërruan Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe vendin më të korruptuar në Europë. Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin sepse është edhe vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi. Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë sepse ai e di që të gjitha fijet e krimit dhe trafiqeve lidhen te ai. Ai kishte të gjithë informacionin nga institucionet shqiptare dhe partnerët, por e mbrojti Saimir Tahirin dhe ministrat e tjerë të tij sepse ishte ai garanti i krimineleve të cilet i siguronin vota.

Me një drejtësi të pavarur Rama sot nuk do të ishte kryeministër po do të ishte më e pakta nën hetim për kanabizimin e Shqipërisë, korrupsionin, kriminalizimin e shtetit, inceneratorët etj…”, shkruan Bardhi.



6 Comments

  1. Kjo pseudo-opozita e SHQUP-it po perveteson sot denoncimet e Berishes dhe i paraqet si te sajat. Rama eshte ai qe eshte, por keta larot e Lulin i ka nen thunder aq sa tallet hapur me ta.
    Trima si Luli e Gaztori i selise na bejne per te qeshur e nuk i merr njeri seriozisht…

  2. Ky Bardhi mori ne qaf shoqeruesit e vet ne Elbasan ku i futi ne gjak dhe ne burg tani ben sikur po flet kundra ketij kryemafjozit qe meritonte 20 vjet jo kaq…fjalim i pergaditur nga Rama kopipes tek basha imponuar tek Bardha🖕🏻

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *