• |
ide | kryesore

Video/ Kastrioti fut Dinamon në hall: 2-0 e krutanëve trondit pankinën e Shkëmbit

-Instant, F1, Sport, Video



Një tjetër zhgënjim i Dinamos, e mundur 2-0 nga Kastrioti në ndeshjen e parë të fazës së tretë dhe tani me rrezikun ta shohë veten në zonën e rënies nga kategoria. Pas Egnatias, që i mori barazimin me 10 lojtarë nga minuta e parë, tani edhe krutanët e vendit të fundit bëjnë rezultat, madje marrin pikë të plota, ndaj Dinamos, duke lëkundur pankinën e Bledi Shkëmbit.

Me Reginaldon nga minuta e parë, blutë kërkuar të vendosnin në shina sfidën dhe në fakt në pjesën e parë detyruan Kastriotin vetëm të mbrohet. E kuptueshme zgjedhja e teknikut Cela (dy fitore e një barazim në 4 ndeshje në detyrë), ndërsa kryeqytetasit, duke përfituar nga epërsia territoriale, provuan në minutën e 9′, kur Reginaldo nuk gjeti dot kuadratin e portës. Skuadra e Shkëmbit shkoi pranë golit edhe me sulmuesin tjetër Cinedu në minutën e 14, që dështoi nga fare pranë portës. Vetëm një herë u panë krutanët në anët e Simonit, në minutën e 37 kur Dida nuk mundi dot ta devijojë topin pas një krosimi në zonë.

Në pjesën e dytë, krutanët kaluan në avantazh në mundësinë e parë të paraqitur. Greca në të 50′ ndëshkoi Simonin, duke i dhënë tjetër drejtim ndeshjes. Dinamo provoi të reagonte, por spostimi përpara dhe hyrja e Ibraimit prishi ekuilibrat, kështu që Kastrioti përfitoi të rrezikonte Nunes në të 57 e të godiste sërish me Grecën në minutën e 68′ me një kundërsulm vrastar. Dinamo mbetet me 19 pikë, me ankthin se një rezultat pozitiv i Egnatias e Skënderbeut, që janë 16, do t’i barazonte me pikë. Kastrioti ngjiet në kuotën e 15 pikëve, edhe pse vazhdon të jetë i fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *