• |
ide | kryesore

Kancelari gjerman Scholz shkon në Kiev dhe Moskë për të zbutur tensionet

-Instant, Lajme, Planet



Kancelari gjerman Olaf Scholz shkon në Ukrainë dhe Rusi këtë javë në një përpjekje për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve të përshkallëzuara pasi zyrtarët e zbulimit perëndimor paralajmëruan se Rusia mund të ndërmarrë një sulm rus ndaj Ukrainës brenda disa ditësh. Gjermania është një nga vendet që u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur.

Përpara vizitave të tij të para si kancelar në Kiev të hënën dhe Moskë të martën për takime me presidentët ukrainas dhe rus, zoti Scholz përsëriti paralajmërimin e tij ndaj Rusisë, si bëri thirrje që të vazhdojnë përpjekjet diplomatike.

“Është detyra jonë që të parandalojmë një luftë në Evropë, duke i dërguar një mesazh të qartë Rusisë se çdo agresion ushtarak do të kishte pasoja të rënda për Rusinë dhe perspektivën e saj, dhe se ne jemi të bashkuar me aleatët tanë”, tha kancelari Scholz në parlamentin gjerman të premten.

Por ai shtoi se duhen bërë të gjitha përpjekjet për vazhdimin e bisedimeve.

Megjithatë një burim nga qeveria gjermane i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Berlini nuk pret “rezultate konkrete” nga bisedimet me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë zëvendës kancelari dhe ministri i ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, tha të dielën në një intervistë se Evropa mund të jetë në prag të luftës.

Zoti Habeck nuk dha detaje por iu referua grumbullimit masiv të forcave të armatosura të dy vendeve përballë njëra-tjetrës.

Zoti Scholz ka thënë vazhdimisht se Moska do të paguante një “çmim të lartë” në rast të një sulmi, por refuzimi i qeverisë së tij për të furnizuar Ukrainën me armë vdekjeprurëse ose për të përcaktuar se cilat sanksione do të mbështeste kundër Rusisë, janë kritikuar brenda dhe jashtë vendit dhe kanë ngjallur pikëpyetje në lidhje me vendosmërinë e Berlinit për t’i bërë ballë Rusisë. /VOA



3 Comments

  1. A jep zgjillje diplomacija per ndalimin e luftes.un them jo arsyeja.pa u largu te gjith nga padrejtesija harrojeni paqen politikat dhe angazhimet e te gjitheve per nje shekull ishte konkurence interesi se kush fiton me shum dhe behet superior. Ku interesi nje pale per dicka behet padrejtesi per palet tjera.tani vetem e verteta vlerat jan ato qe qetesojn shpirtin njerzor.ilaci sherues per te shpetuar nga shkatrrimi

  2. MUNDESIT JAN QE TE VLERSOHET RALITETI NDAHEN PROBLEMET DHE ORIENTOHEN ZGJILLJET PERDERI SA I MALLI ZOT LEJON TE VEPROHET MENDIMI FJALA DHE VEPRA MIRE.I MUNGON VETEM ANGAZHIMI.LARGOHUNI NGA E KUNDERTA E KESAJ QE TE MOS SHKATRROHENI thotë:

    Putini dhe ne pergjithesi ruset jan si hagrepi qe kur rrethohet me zjar vetvritet..rasti rus eshte per tu analizuar thell se si po perplasen lindje prendim .se si .prendimi per 1 shekull ngatrroj boten me politika sundimi hapi shum luftra ne lindjen e mesme torturoj shkatrroj dhe akuzoj pa te drejte grabiti kolonjalizoj.solli shum probleme ne tok.mos vall u kthyen gjitha ne mallim kunder tyre dhe ndeshim me rrug perplasje me me te fortin.qe i shkatrron taman .kjo ceshtje i perket ZOTIT MALLERISHEM por nje gje eshte e sigurt pas cdo momenti dhe zhvillimi I MADHI ZOT KA LENE NJE DERE SHPETIMI POR ATO QE DUAN TE SHPETOJNE.1 pendimi 2 kthimi hakut njerzve3 largim nga padrejtesija4 angazhim ne me ndime fjal vepra te mira si thot i MALLI ZOT 5 pershtatja me domosdoshmerite.6 justifikimi pergjegjsive qe kemi ne ulltimin nga ZOTI ME KTHIM ATIJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *