• |
ide | kryesore

I papërmbajtshëm në një kundër një: Mazrekaj “mbreti” i driblimeve, te Partizani individualistë me shumicë

-Instant, Sport



Lojtarët të cilët kërkojnë shpesh duelet një për një për të kaluar kundërshtarët janë lojtarët më të kërkuar në merkaton e futbollit dhe janë ata që arrijnë të zgjidhin momentet e vështira të ndeshjeve. Është po ashtu e qartë se për të tentuar driblimin e kundërshtarit në fushë nevojiten shumë aftësi: cilësi teknike, shpejtësi dhe personalitet, që jo gjithëkush i ka.

Sipas vëzhgimit të bërë nga Departamenti i Analizës, Inovacionit dhe Skautizmit në FSHF, vihet re se lojtari që arrin të tentojë më shumë driblime gjatë një ndeshjeje është Mentor Mazrekaj i Laçit, i ndjekur në vendin e dytë nga Liridon Latifi i Vllaznisë dhe Jackson i Egnatias. Është interesant fakti e në këtë renditje bëjnë pjesë lojtarët më të spikatur të kampionatit dhe ata të cilët kanë qenë vendimtar për ekipet e tyre gjatë këtij sezoni.

Stilet e lojës së skuadrave ndikojnë gjithashtu në këtë statistikë: ka trajnerë që u besojnë individëve të caktuar dhe mbështeten në aftësitë e tyre teknike, ndërsa të tjerë preferojnë të sulmojnë përmes pasimeve të shumta, duke reduktuar duelet një me një. Kjo nuk e ul vlerën e statistikave, por përkundrazi e rrit atë: prania e më shumë lojtarëve nga Partizani dhe Egnatia në top-dhjetëshen e kampionatit, të cilët tentojnë të driblojnë më shumë, është edhe pasojë e stileve të lojës së këtyre skuadrave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *