• |
ide | kryesore

Video/ Dy kartonë të kuq, por u luajt me nga 11 lojtarë: Kastrioti fiton “mbijetesën” e polemikave me Skënderbeun

-Instant, Sport, Video



Kastrioti i jep shpresë vetes me fitoren 1-0 kundër Skënderbeut në një ndeshje që filloi nervoze e nuk mund të mbyllej ndryshe. Në Kamëz vendosi një autogol i Randi Dumfur, që zbret në fund Skënderbeun, me krutanët që të paktën për disa orë (në pritje të Dinamos) të shmangë edhe zonën e playout.

Pritej në fakt që të ishte një ndeshje e zjarrtë, por jo që tensionet të nisnin ende pa filluar sfida, ku u tregua dy herë kartoni i kuq, pavarësisht se ndeshja u luajt me nga 11 lojtarë. Në tunel Bekim Dida dhe Melos Bajrami, të dy lojtarët që ishin zgjedhur titullarë nga trajnerët e tyre u ndëshkuan me karton të kuq nga arbitri kryesor Juxhin Xhaja, pas sherrit mes të dyve. Sipas nenit 3.6 në rregulloren e lojës, një lojtar i cili ndëshkohet me të kuq para fillimit të lojës pasi është përfshirë në formacionin titullar, mund të zëvendësohet nga një lojtar i stolit dhe numri i zëvendësimeve që mund të kryejë skuadra nuk reduktohet.

Ndeshja nisi me 5 minuta me vonesë, por gjakrat nuk u ftohën në asnjë moment, me skuadrat që zhvilluan një betejë të vërtetë në fushë. Goli i vetëm i takimit u realizua në portën e tij nga Dumfur, që ishte i pafat në përplasjen e topit. Me këtë fitore Kastrioti ngjitet në vendin e 8 me 21 pikë, duke kaluar provizorisht Dinamon, ndërsa Skënderbeu zbret në vendin e fundit me 17 pikë, duke u thelluar edhe më shumë në krizën e rezultateve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *