• |
ide | kryesore

Dinamo fitore mbijetesë në Korçë: goli blitz i Mihanës dënoi Skënderbeun

-Instant, F1, Sport



Dinamo lëviz nga zona e rënies nga kategoria, duke rrëmbyer një fitore mbijetese në Korcë përballë Skënderbeut të vendit të fundit. Skuadra e Devollit merr kështu fitoren e parë, që kur gjirokastriti është ulur në pankinën e bluve, duke kapërcyer Kastriotin e duke marrë pak frymë pas një periudhe të errët.

Vendosi një gol i Redon Mihanës që në minutën e dytë të sfidës: pas një krosimi në zonë, mesfushori i pambuluar e dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar kryeqytetasit në avantazh. Goli i shpejtë bëri më të thjeshtë ndeshjen për të besuarit e Devollit, që mund të bënte lojën e preferuar, duke tentuar kundërsulmin. Në fakt, Skënderbeu mori inisiativën, por pavarësisht dominimit territorial nuk arritën të krijonin rreziqe reale para portës dinamovite.

Ndeshja u bë më interesante në pjesën dytë, kur korcarët e rritën intensitetin e lojës, duke u treguar më insistues drejt portës së Simonit, që rezistoi në goditjet e Mensah e Pusit. Madje ky i fundit në minutën e 75’ arriti edhe të barazojë, por jo më parë se të sinjalizohej pozicioni jashtë loje i Mensah gjatë aksionit. Vendimi i arbitrit u konfirmua edhe nga VAR, ndërsa Mihana impenjoi në dy raste Rexhepin, pa ndryshuar dot gjithësesi rezultatin.

Kështu, Dinamo imponohet 1-0 në transfertë, duke u kthyer në zonën playout, pasi kaluan edhe njëherë Kastriotin në renditje. 23 pikë për nëndetësen, një mbi krutanët, ndërsa Skënderbeu mbetet në fund me 17 pikë, duke shkuar gjithnjë e më pranë rënies.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *