• |
ide | kryesore

Nga titulli te Kupa, tani Longos i mbetet vetëm Europa për të shpëtuar sezonin

-Instant, Sport



Diego Longo mbeti pa fjalë pas barazimit të vakët me Vllazninë e nëse bëhen llogaritë ka të gjithë të drejtën të ndihet kështu. Skuadra e tij ka dalë tashmë nga objektivat e rëndësishëm për të cilën ëndërronte, duke mbetur në lojë vetëm për një vend në Europë. E gjithë disheza e veri lindorëve nisi në fazën e tretë, kur u duk, të paktën me dy fitore radhazi ndaj Egnatias e Kastriotit që në atë kohë mbyllnin renditjen, se kishin lënë pas shpine disfatën e rëndë me poker ndaj Tiranës. Por ato ishin të vetmet fitore në gjashtë ndeshjet e luajtura deri tani dhe pikërisht 2 pikët e marra në 10 të mundshme e fluturuan Longon nga idea për të bërë surprizën e madhe në vitin e tij të parë me Kukësin.

Blutë kanë lënë pikë kundër skuadrave që nuk duhej, të mundur nga Laci në ndeshjen direkte, të ndalur nga një skuadër pa objektiv si Teuta, të dërrmuar nga Partizani e të bllokuar nga Vllaznia, në ndeshjen ku të dy i bënë dëm njëri tjetrit. Një histori që gati përsëritet, në krahasim me sezonin e kaluar, kur në fazën e tretë renditja u komplikua, edhe pse duhet thënë shumë më tepër se sa kjo aktuale. Ajo që duhet të shqrtësojë teknikun italian është shthurja që pëson skuadra e tij në ndeshjet kundër rivalëve të fortë. Katër i morën nga Tirana, tre nga Laci e pesë nga Partizani, pa shënuar në asnjë rast. Madje te golat, Basa e të tjerët kanë harruar si shënohet e në katër sfidat e fundit e kanë dërguar topin vetëm një herë në rrjetë, ndërsa kanë pësuar 9.

E me Kupën një mirazh prej kohësh, tani mbetet vetëm një sforco për tu mbrojtur nga revanshi i mundshëm i Partizanit, që vërtetë është 5 pikë larg por nuk humbet prej 7 ndeshjesh mes kampionatit e Kupës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *