• |
ide | kryesore

Cardi B, artistja e parë femër me një album platin

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperja e njohur Cardi B është bërë së fundmi artistja e parë që ka një album në të cilin cdo këngë e cila është bërë platin e certifikuar  nga RIAA.

Reperes tashmë e ka bërë albumin e saj tre-platin, dhe 13 këngët e albumit janë të paktën të certifikuara platin nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës.

Triumfi i saj i fundit vjen pas një tjetër moment historik me të njëjtin album, kur ajo u bë gruaja e parë që çdo këngë në albumin e saj është e  çertifikuar të paktën me arë, sipas Billboard.

Edhe pse çdo këngë në debutimin e Cardi-t u bë platin,këngët  Bodak Yellow dhe I Like It kanë spikatur në mesin e 13 këngëve të albumit.Të dyja këngët ishin të certifikuara me diamant, që do të thotë se ishin certifikuar platin 10 herë.Invasion Of Privacy është bërë gjithashtu albumi rap më i shitur nga një artiste femër e viteve 2010, sipas tabelës Billboard 200 Decade-End./Lapsi.al

 

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *