• |
ide | kryesore

Gafa e Simonit fundos nëndetësen: Teuta i jep drejtimin Dinamos nga Kategoria e Parë

-Instant, Sport



Dinamo bëhet gati të kthehet në Kategorinë e Parë, pasi Vanoli pësoi humbjen e 5 radhazi me 0-1 e marrë përballë Teutës, që tenton të mbajë larg zonën playout nën kërcënimin e Egnatias. Blutë mbeten me 23 pikë por janë 11 distanca nga zona e playout kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje deri në fund.

Kryeqytetasve i mungoi mbi të gjitha besimi dhe kjo u pa në mënyrën se si nisi sfida. Ritëm i ulët e shumë gabime, ku të dyja skuadrat kërkuan të mbroheshin më tepër se të sulmonin, duke shpresuar ta zgjidhnin me ndonjë gabim të kundërshtarit. Shpresë që në fakt i dha të drejtë Teutës, që shënoi golin vendimtar pikërisht falë një episodi të tillë.

Dinamo pati rezerva në fundin e pjesës së parë, kur pretenduan për një penallti, që gjyqtari nuk e vlerësoi të tillë. Në pjesën e dytë, ndeshja u vendos nga një gabim fatal i portierit Simoni, që solli golin e Teutës. Rubin Hebaj shënoi golin e fitores, me 17 vjecarin që vuajti peshën e gabimit të bërë. Në fakt, një zgjedhje e guximshme për ti vënë mbi shpinë një 17 vjecari shpresat e një klubi 18 heë kampion si Dinamo për mbijetesë dhe në minutën e 56 kjo u reflektua.

Për t’i bërë gjërat dhe më keq për “Nëndetësen”, ishte Mija i cili shkaktoi një ndërhyrje të gabuar në minutat e fundit, për t’i lënë blutë me 10 lojtarë. Kështu Dinamo vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit me 23 pikë, ndërsa Teuta vendin e tetë me 36 pikë, duke mbajtur në vëzhgim Kastriotin që ka katër pikë më shumë e duke qendruar dy pikë mbi zonën playout të Egnatias.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *