• |
ide | kryesore

Video/ Broja nuk e ndihmon dot Guardiolën: Liverpool, me rezerva, përmbys Southampton e shkon -1 nga City

-Instant, F1, Sport, Video



Liverpool rrezikon dicka në Southampton, por më pas Reds arrijnë të mposhtin kundërshtarët në javën e parafundit të Premier League dhe gara për titullin anglez është ende e hapur. Skuadra e Klopp fitoi 2-1 me përmbysje me golat e Minaminos dhe Matip dhe tashmë është vetëm një pikë larg Manchester City: këtë të dielë, luhet java e fundit vendimtare, me Liverpool në shtëpi kundër Wolves dhe Guardiola që pritet nga Aston Villa.

Do të vendoset të dielën, në javën e fundit, se kush do të fitojë titullin e Premier League. Liverpool arriti të përmbysë Southampton 2-1 dhe të afrohet një pikë nga liderët e City: tani Reds duhet t’i kërkojnë një favor ish-kapitenit të tyre historik Gerrard, trajnerit të Aston Villas që do të përballet me Guardiolën. Në anën tjetër, Klopp pret Wolves në shtëpi. Fillimi ishte tronditës për Reds që e panë veten në disavantazh përballë Brojës e të tjerëve, pas vetëm katërmbëdhjetë minutash, me golin e shkëlqyer të Redmond, i vlerësuar pavarësisht protestave për një faull ndaj Jotas. Skuadra e Klopp nuk u shpërbë dhe nisi menjëherë sulmet për të korrigjuar situatën: mjaftuan trembëdhjetë minuta dhe Minamino e vendosi topin në kryqëzimin e shtyllave pas një aksioni të bukur koral, duke e cuar rezultatin në 1-1.

Një Liverpool me linjat e dyta, pa Salah, Mane dhe Diaz dhe që vinte nga lodhja e fitores së FA Cup me penallti, u përpoq të shtynte përpara, por i mungonte cinizmi dhe saktësia brenda zonës. Edhe në pjesën e dytë, djemtë e Klopp u munduan, por u desh një goditje e Matip në zhvillimet e një goditje këndi për të nënshkruar një përmbysje të pashpresuar: ishte minuta e 67′ kur Reds kaluan në avantazh dhe u afruan -1 nga City. Vendasit u munduar të reagojnë, sidomos në përpjekjet finale, por muri i kuq nuk u shemb dhe, për titullin, ka ende shpresë për Klopp.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *