• |
ide | kryesore

Kourtney Kardashian nis përgatitjet e dasmës në Itali

-Instant, Paparazzi, Slider



Kourtney Kardashian dhe i fejuari Travis Barker po bëhen gati të lidhin kurorë për herë të tretë.

Kourtney u bashkua me bateristin në një varkë në Portofino, Itali, të premten.Fëmijët e Kardashian – Mason, 12, Penelope, 9 dhe Reign, 7 vjeç – u panë me çiftin, sipas Entertainment Tonight. Mbetet e paqartë nëse ish partneri Scott Disick do t’i bashkohet festimeve.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë dhe mamaja Kris Jenner bashkë me motrat e saj: Kim Kardashian, Khloé Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner.Dasma do të zhvillohet në Castello Brown, një kështjellë me pamje nga porti Portofino.

Vetëm disa ditë para se të mbërrinte në Itali, Kardashian u martua ligjërisht me Barkerin në Santa Barbara, Kaliforni, me disa miq të ngushtë dhe anëtarë të familjes të pranishëm, duke përfshirë babanë e dhëndrit, Randy Barker, dhe gjyshen e nuses, Mary Jo “MJ” Campbell.

“Ata duhej të martoheshin ligjërisht së pari përpara dasmës së tyre të madhe italiane, e cila do të ndodhë shumë shpejt”, tregoi burimi për PEOPLE. “Të gjitha detajet janë vendosur dhe e gjithë familja, përfshirë të gjithë fëmijët, janë shumë të emocionuar”.

Të porsamartuarit  shpërndanë disa foto nga dasma e tyre në Santa Barbara në Instagram, duke përfshirë çiftin duke ecur dorë për dorë poshtë shkallëve të gjykatës, duke u puthur  dhe duke pozuar para makinës.  “Derisa vdekja të na ndajë”,shkruhej në postim.

Në prill, dyshja u martua me një imitues të Elvis Presley-t, i cili drejtoi ceremoninë, në Las Vegas pas ndarjes së çmimeve Grammy 2022. Kourtney më vonë konfirmoi se nuk kishin licencë martese./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *