• |
ide | kryesore

Francesco Totti e Blasi ndahen pas 17 vitesh martesë: ” Ilary flirt me një të ri në Milano”

-Instant, F1, Sport



Pas 17 vitesh martesë, Francesco Totti dhe Ilary Blasi i thonë lamtumirë njëri-tjetrit. Sipas Dagospias, çifti në fakt ka vendosur t’i japë fund lidhjes dhe së shpejti duhet të nxjerrin një deklaratë të përbashkët për ta bërë të ditur zyrtarisht. Që në muajin shkurt disa zëra pretendonin ndarjen e tyre, por ata menjëherë i mohuan dhe kishin kërkuar respekt për tre fëmijët e tyre: Cristian, Chanel dhe Isabel.

Megjithatë, tashmë për adhuruesit e çiftit shpresat duket se kanë marrë fund. Me historinë e tyre të dashurisë, ish-futbollisti dhe kapiteni i Romës dhe moderatorja televizive i bënë të ëndërronin, sportdashësit dhe jo vetëm.

Nga bluza me fjalët “Ti je unike” që Totti ia dedikoi Ilarit pasi shënoi një gol në stadiumin Olimpik, te dasma live në televizion më 19 qershor 2005, deri në kurorëzimin e dashurisë së tyre me lindjen e tre fëmijëve. Këto janë vetëm disa nga etapat e një lidhjeje të gjatë që dukej perfekte në sytë e fansave. Megjithatë, pas 17 vitesh nga dasma, diçka është prishur, aq sa i ka çuar ata në ndarje.

E përjavshmja ‘Chi’ ka menduar të zbulojë se çfarë ka ndodhur mes të dyve. Revista zbuloi se muaj më parë Totti kishte zbuluar mesazhe komprometuese në celularin e Blasit me një djalë, të cilin ajo e kishte frekuentuar në Milano gjatë udhëtimeve të saj për të drejtuar “Isola dei Famosi”. Nga ana e tij, megjithatë, ish-futbollisti prej kohësh është në një lidhje me një tjetër femër, Noemi Bocchi. Sipas ‘Chi’, që do të publikojë fotot të mërkurën më 13 korrik, Totti ka qenë në shtëpinë e të dashurës së tij të re vetëm dy ditë më parë, pasi kishte lënë makinën e tij në një parking aty pranë dhe ishte shoqëruar nga një mik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *