• |
ide | kryesore

Gary Neville ironizon Inter përmes një postimi: tifozët zikaltër tërbohen, ata të Juve e Milan zbaviten

-Instant, Sport



Që kur i vari këpucët në gozhdë dhe u përfshi në rolin e tij të ri si opinionist për TV britanik, Gary Neville nuk humbet kurrë një mundësi për të lëshuar shigjetimet e tij të shpërndara në drejtime të ndryshme, përmes postimeve acaruese në rrjetet sociale. E me postimin e tij të fundit në Twitter, ish-mbrojtësi i Manchester United, tani një komentator i SkySports UK, ka tërhequr në lojë nga hiçi Interin, duke zemëruar tifozët zikaltër.

Gary Neville e pa të arsyeshme të etiketonte Interin, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një përdoruesi që ishte krejtësisht jashtë (me sa duket) nga bota e futbollit: “Cilat janë llogaritë më të mira për t’u ndjekur në bonot italiane/problemet bankare?”, kishte pyetur Dominic Cummings. E jashtëzakonshme dhe në dukje e palogjikshme, përgjigja e ish-lojtarit të kombëtares së Anglisë: “Inter”, ka shkruar ai në një mënyrë mjaft të përmbledhur. Një tag që fshihte një ironi delikate dhe dëshirën për tu tallur me klubin zikaltër që po lufton me disa probleme financiare.

Referenca e Neville ka të bëjë me krizën post-pandemike të grupit Suning, i cili kishte detyruar klubin të shesë disa lojtarë të rëndësishëm verën e kaluar. Përgjigja ironike e ish-mbrojtësit nuk është pëlqyer aspak nga tifozët e Interit, të cilët janë derdhur në llogarinë e tij, duke e mbushur me komente fyese. Ka nga ata që kanë theksuar se Manchester Utd me siguri nuk po lulëzon, dhe nga ata që e kanë tallur atë për aventurën e tij të vetme, katastrofike si trajner në Valencia. Mirëpo, ka edhe nga ata që e vlerësuan postimin e tij tallës, me shumë tifozë anglezë, por edhe tifozë të Juventusit dhe Milanit, që janë argëtuar shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *