• |
ide | kryesore

Video/ I tregon gruas emrin e të dashurës, live në TV: donte ti dedikonte fitoren, i ngatërroi emrin

-Instant, Sport, Video



Ndodh ndonjëherë që emocionet të të tradhëtojnë. Ndodh edhe që goja flet atë që ka mendja. E kështu, portieri i ekipit brazilian Esperenca, që u zgjodh lojtari i ndeshjes në takimin kundër Vic Vic përfunduar me shifrat 1-1, duke dashur t’i dedikojë gruas së tij cmimin e fituar, rrezikon të shohë letrat e divorcit.

Në përfundim të ndeshjes, i njohur me vlerësimin si lojtari i ndeshjes, Kainan u intervistua menjëherë në fushë, por episodi u bë viral, sepse lapsusi i futbollistit në kohën e falenderimeve ishte katastrofik. Kur gazetari e pyeti se kujt do të dëshironte t’i kushtonte këtë çmim të veçantë dhe të rëndësishëm, Kainan nuk hezitoi të përmendte emrin e bashkëshortes së tij. “Dedikimi është për gruan time. Falë saj nuk do të isha këtu. Grazy, një përqafim”, tha ai. Gjithçka normale përveç se emri që sapo përmendi, nuk ishte ai i gruas së tij…

Kainan e kuptoi që i foli goja para mendjes dhe u përpoq menjëherë ta rregullonte. “E ngatërrova emrin e gruas – shpjegon ai para kamerave, duke habitur gazetarin në fushë – Emri është Jucielly, e thashë gabim. E kam seriozisht,” ka përsëritur ai, madje duke qeshur ashtu si edhe vetë gazetari, që me batutë shtoi: “Vetëm mos ia trego lidhjen”. Një situatë e sikletshme dhe tifozët kanë shpejtuar t’i dalin në mbrojtje duke nisur hashtagun #PerdoaJucielly.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *