• |
ide | kryesore

Juventus në telashe, kundër Paris Saint-Germain në Champions pa Di Marian: argjentinasi nuk grumbullohet

-Instant, Sport



Në shtëpinë e Juventusit është koha për Ligën e Kampionëve. E provimi është menjëherë nga ato më të vështirët. Pas një starti me luhatje në kampionat, të besuarit e Allegrit duhet të përballet me autoblindën PSG. Një përplasje e vërtetë për t’u përballur, duke pasur parasysh ndeshjet e fundit të bardhezinjve, por vendimtare për të kuptuar se në çfarë niveli është skuadra dhe si do të sillet kundër Mbappé & co. Massimiliano Allegri megjithatë nuk mund të besojë tek dy përforcimet e mëdha të verës, sepse duhet të luajë pa Pogba e pa Angel Di Marian, që madje as është grumbulluar, e për këtë arsye do të mungojë në ndeshjen kundër ish-shokëve të tij. Fideo doli nga fusha me probleme kundër Fiorentinës, kur u zëvendësua në pushim të lojës: tentoi rikuperimin, por tani iu desh të ngrinte flamurin e bardhë. Në vend të tij mund të aktivizohet Kostic.

Megjithatë, gati për ndeshjen është ish-lojtari tjetër i PSG-së Leandro Paredes. Përshtypja është se Allegri mund ta aktivizojë sërish që në fillim për t’i dhënë më shumë pastërti dhe gjeometri manovrës dhe për të tentuar të furnizojë me më shumë cilësi Vlahovic, i thirrur për të drejtuar sërish sulmin, pas ndeshjes pushim kundër Fiorentinës.

Sa i përket pjesës tjetër të formacionit që duhet të dalë në fushë në Parc des Princes, Allegri duket i gatshëm të luajë më tepër me siguritë. Danilo duhet të shtrëngojë dhëmbët dhe të kthehet në të djathtë me Bonuccin e rikthyer në qendër për të luajtur në krah të Bremer dhe Alex Sandro në të majtë. Pranë Paredes, në mesfushë duhet të jetë radha e Locatellit dhe Rabiot, me Cuadrado të avancuar në të djathtë në treshem ofensive. Një formacion kompakt dhe fizik që do të përpiqet të shmangë fuqinë e zjarrit të PSG-së dhe të përpiqet të godasë ndoshta në kundërsulm.

POGBA KTHEHET TË STËRVITET NË FUSHË
Lajm i mirë për Max Allegrin në frontin Paul Pogba. Mesfushori francez, në fakt, është stërvitur në fushë dhe me top, edhe pse jo ende me grupin. Një hap i parë drejt rikthimit, pas dëmtimit të meniskut të pësuar në parasezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *